Këshilla & Arsye

January 25, 2017 | 7:56

Kujtesa e grave përkeqësohet në këtë moshë

Një studim i ri sugjeron se gratë fillojnë të humbasin kujtesën dhe aftësinë e tyre për të menduar gjatë të 50-ave, një moshë kjo më e re seç mendohej.

1

Studiues nga Universiteti Brandeis dhe UCLA morën në shqyrtim më shumë se 2 mijë gra 40 vjeç, për 10 vjet pas menopauzës dhe zbuluan se shpejtësia e tyre njohëse u dobësua me 5 për qind.

Të dhënat u shqyrtuan çdo një deri në dy vite, për një mesatare gjashtë vite e gjysmë.

“Rezultatet tona sigurojnë prova të forta që, plakja e aftësive njohëse gjatë të 50-ave te gratë lidhet me përkeqësim të kujtesës,” shkruajnë studiesit në raportin e publikuar në PLOS ONE.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top