Lifestyle

January 25, 2017 | 8:11

Nëse e bëni këtë gjë në mëngjes jeni inteligjentë, kreativë dhe të lumtur

Njerëzit që ndalojnë zilen e mëngjesit për të marrë një sy gjumë janë më inteligjentë, më kreativë dhe më të lumtur.

1

Njerëzit që ndalojnë alarmin e orës, shpesh konsiderohen si dembelë dhe të padisiplinuar, madje shumë besojnë se dhjetë minuta shtesë gjumë çdo mëngjes mund të dëmtojë seriozisht ritmin kardiak.

Nëse ju jeni një nga ata njerëz, shkenca ka disa lajme të mira për ju: Ju mund të jeni më inteligjentë, më kreativë dhe më të lumtur se ata që arrijnë të hidhen nga shtrati sapo bie zilja.

Një studim britanik sugjeron se, duhet të ndjekim nevojat e trupit tonë dhe jo rregullat. Duke bërë këtë ka shumë të ngjarë të ndjekim pasionet dhe të gjejmë vetë zgjidhjet për problemet. Kjo na bën më krijues dhe të pavarur.

… Dhe më të lumtur

Kjo është konfirmuar nga një studim i Universitetit të Southhampton, që krahasoi rrethanat socio-ekonomike të 1229 burrave dhe grave me modelet e tyre të gjumit: Ata që rrinin zgjuar deri në orën 23 dhe zgjohesin pas orës tetë të mëngjesit kishin më shumë të ardhura dhe një mënyrë jetese më të rehatshme në përgjithësi.

Por, kjo nuk do të thotë që ne duhet të kalojmë të gjithë kohën tonë në shtrat. Ndërsa “zogjtë e natës” janë më të lumtur dhe më të zgjuar, ka ende faktorë të rëndësishëm të rrezikut që lidhen me të qëndruarit në shtrat një kohë të gjatë. Njerëzit që kalojnë 12 ose më shumë orë në shtrat kanë rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Pra, çfarë do të thotë kjo?

Ndalo alarmin, merr një sy gjumë dhe mos u shqetësoni për këtë! Vetëm sigurohuni që të shkoni në shtrat pak më vonë. Në këtë mënyrë edhe ju keni kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha projektet tuaja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top