FB

October 7, 2023 | 7:20

Kuptimi i vërtetë i fjalës ”Të dua”…

Përgjithësisht, kur i themi “Të dua” dikujt, po i përcjellim atij një mesazh shumë të rëndësishëm, që është se jemi gati ta çojmë marrëdhënien tonë në një nivel tjetër.

Në të njëjtën mënyrë, kur personi tjetër thotë se na do, ne krijojmë një pritje të së ardhmes në anën e tij. Por pavarësisht kësaj, si mund të jemi vërtet të sigurt se ky është hapi i duhur për të ndërmarrë në marrëdhënien tonë dhe mbi të gjitha, si ta dimë nëse personi tjetër është i sinqertë në lidhje me ndjenjat e tyre ndaj nesh?A na do vërtet apo dëshiron të jetë përkrah nesh vetëm për të plotësuar një nevojë të brendshme?

Çfarë do të thotë në të vërtetë “Të dua”?

Thich Nhat Hanh na mëson se “të kuptuarit është emri i mesëm i dashurisë”. Kjo do të thotë se kur e duam vërtet një person tjetër, përpiqemi t’i kuptojmë pavarësisht gjithçkaje.

Në një marrëdhënie të thellë, nuk ka më një kufi midis teje dhe personit tjetër. Ti je ajo dhe ajo është  ti. Vuajtja e njërit është vuajtja e tjetrit. Të kuptosh vetë vuajtjet e tua ndihmon personin që do të vuajë më pak, lumturia dhe vuajtjet nuk janë më probleme individuale.

Çdo gjë që i ndodh personit që dashuron, është sikur të ka ndodhur ty dhe anasjelltas. Në dashurinë e vërtetë nuk ka më ndarje apo diskriminim. Lumturia dhe vuajtjet janë të të dyjave.

Nuk mund të thuash më “ky është problemi yt”, që tani e tutje ky problem do të jetë i yni. Dhe nëse arrini ti realizoni këto atëherë keni kuptuar fjalën “Të dua”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top