Marrëdhëniet sociale janë të gjitha elementë të rëndësishëm për një cilësi jetese.
Shoqëria jonë duke qenë në një tranzicion të gjatë, nuk ka arritur të prekë plotësisht të mirat që ofron një shtet demokratik, sipas ndarjes shoqërore, duke filluar nga ajo e varfër (apo në nevojë për të mbijetuar), ajo e mesme dhe e pasur. Sigurisht këtu ka shumë faktorë, por më kryesoret janë: Kuptimi, vlerësimi dhe aplikimi i ekonomisë së tregut, ku të mbizotërojnë ligji, rregullat e lojës dhe hapësira për të konkurruar në mënyrë të ndershme, për t’i thënë jo monopolit, jo korrupsionit dhe jo privilegjeve të njerëzve që rijnë krah pushtetarëve tej.
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti
Në këtë kontekst, më e prekura në këtë tranzicion, sigurisht është shtresa e varfër, pastaj ajo e mesme dhe më përfituesja, për tu pasuruar në mënyrë galoponte është shtresa e pasur.
Minimumi i jetesës
Ç’është minimumi jetik?
Minimumi jetik tregon nivelin minimal të mjeteve të garantuara të kushteve të jetesës. Minimumi jetik përcakton ato gjëra që ne duhet të kemi sipas vendit tonë, të paktën strehë, ushqim sa për të mbajtur frymën. Duke iu referuar jetës, shtrojmë pyetjen: Cili është pragu i minimumit të jetesës… për anëtarët e shoqërisë sonë shqiptare?!
Sigurisht, këtë e njohin gati një pjesë e mirë e anëtarëve të shoqërisë, të cilët e kërkojnë por kurrë se kanë prekur, sepse nuk ia jep këtë informacion asnjë institucion shtetëror dhe asnjë organizëm tjetër qoftë kjo OJQ-të, apo donacione të ndryshme që operojnë në vendin tonë dhe ato të huaja të interesuara, për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit tonë. Sigurisht, politika dhe filozofia e angazhimit për problemet sociale të bën të mendosh se është më mirë që të interesuarit dhe njerëzit në nevojë, të jenë të pa informuar, se kështu nuk do të dinë se çfarë dhe sa të kërkojnë, për atë që ju takon në një shtet demokratik dhe të së drejtë…?!
Sigurisht, këtu nuk ka ndonjë vështirësi, për ta përcaktuar (koston e jetesës minimale, mesatare si dhe mesatare progresive, ku këtyre dy të fundit ju vjen radha, pasi të arrihet e para, të lidhura këto me zhvillimet dhe arritjet ekonomike), se dhe një specialist i thjeshtë i fushës së ekonomisë, është në gjendje ta nxjerrë, por s`ka interes sepse dihet se në mjegull dhe tymnajë dihet se kush fiton pse jo përfiton, ekonomikisht dhe politikisht..!? Kontingjenti i anëtarëve të shoqërisë që përfshihet te sigurimi i të ardhurave për një minimum jetese është i interesuar të dijë pse jo dhe të prekë koston e saj..! Këtu radhiten një serë shtresash si: të pa punët, ata me ndihmë sociale, pensionistët, të dalët në reformë, ata që marrin paga qesharake, e të gjitha kontingjentet që hyjnë me cilësimin e mos qenit të aftë mendërisht dhe fizikisht, e deri te të sëmurët e ndryshëm e tej. Këto shtresa me pagesat, ndihmat dhe përkrahjet që ju jepen, duke ju referuar çmimeve, që njohin vetëm rritje, hynë në një varfëri të tejskajshme.
Ky kontingjent kërkon minimumin e minimumit, pra të paktën të mos i mungojë buka, për të marrë aq kalori sa të lëvizë e kryejë shërbimet ndaj vetvetes. Njeriu si qenie e logjikshme dhe e vetëdijshme me kërkesa minimale jetese kërkon mesatarisht në muaj: 35000-40000, për një person (duke filluar nga ushqimi, veshmbathja, barnat shëndetësore, detyrimet shtetërore- dritat, ujët, taksat etje)
Pa futur këtu:
Pirjen e një kafeje e deri cigareje apo gote rakie
Dikush pa strehë paguan dhe qira
Udhëtimi në autobus (në qytet vetëm në këmbë)
Kuptohet se njeriu kur është i gjallë ka dhe sebepe apo qoka, festa të ndryshme..! Ku kontingjenti i lartpërmendur s`arrin as t’i përmendë as t`i kujtojë..! Ka dhe shumë gjëra të tjera që njeriu ka nevojë dhe detyrime, por bëhen zonë e ndaluar..?! Pjesën më të madhe të shtresës së varfër e përbëjnë pensionistët ku mesatarisht pensioni shkon deri 1200-1400 lek. Duke iu referuar kërkesës minimale të jetesës dhe sigurimit të të ardhurave del një diferencë mjaft e madhe pra 23000-26000 lek. Pra, këto shumë lekësh prej 23000-26000, ku do t`i gjejë qytetari në nevojë…?! Kështu që në këto kushte ai zvarritet për të jetuar se në këmbë nuk ri dot…..! Është detyrë e Qeverisë që nëpërmjet Ministrisë së Punëve Sociale, të ndërtojë strategji dhe politika afatshkurtra, afat mesme, e deri afat gjata që të arrijë të zbusë këtë diferencë të munguar që qytetari në nevojë të përballojë jetesën minimale dhe pse jo modeste për kushtet tona ekonomike.
Cilësia e jetës
Cilësia e jetës merr kuptimin kur njerëzit flasin për mënyrën se si ata duan të jetojnë në mënyrë modeste si qenie njerëzore.
Ç’është cilësia e jetës?
Konceptet në lidhje me “cilësinë jetës”, janë nga më të ndryshmet duke iu referuar sociologëve dhe specialistëve të fushës ekonomike. Përkufizimi i cilësisë së jetës, është aftësia jonë për të gëzuar jetën që na ofrohet. Për më tepër, aftësia për të folur, për të ecur, për të parë dhe për të ndjerë gjithë kontributet për një cilësi jete. Një jetë cilësore, është një jetë e pasur me kuptim dhe qëllim.
Në lidhje me cilësinë e jetës hyjnë: shëndeti i mirë, stabiliteti ekonomik, lumturia, kuptimi që i japim jetës, në tërësinë e vet, marrëdhëniet sociale janë të gjithë elementë të rëndësishëm për një cilësi të jetës.
Disa tregues të cilësisë së jetës:
Shteti të përdori politika ekonomiko-shoqërore që t`ju sigurojë dhe garantojë qytetarëve pa dallim prejardhje, race, besimi, arsimimi – identitetin social e cila përbën thelbin e shoqërisë demokratike ku secili anëtar i kësaj shoqërie të jetë në gjendje që:
Të sigurojë një gjendje ekonomike, për të mos e ndjerë kurrë veten të uritur, e cila është një kërkesë minimale..!
Të sigurojë jetesë normale, edukuese, argëtuese, qetësuese dhe çlodhëse, për veten dhe pjesëtarët e familjes që janë në vartësinë e tij ..!
Të sigurojë, nëpërmjet mbështetjes nga organizmave shtetërore, një ndihmë dhe trajtim shëndetësor, cilësor e të çdokohshëm ..!
Të jetë në gjendje të tregojë qytetarinë në sjellje, qëndrimet dhe në përgjithësi në marrëdhënie me të tjerët..!
Të jetë i kujdesshëm, korrekt dhe i vetëdijshëm, për të njohur dhe respektuar detyrimet, ndaj shtetit dhe shoqërisë..!
Të sigurojë një jetë të pastër morale, që të ketë të drejtën për të diktuar moral..!
Të bëhet i ndjeshëm ndaj nevojave jetike të të tjerëve duke ndihmuar sipas mundësisë..!
Të respektojë dhe frekuentojë ritet fetare dhe traditat më të mira të popullit!
Të mos reshtë për tu formuar dhe edukuar, për të qenë qytetar dhe njeri i mirë!
Të përjetojë rend dhe qetësi dhe të mos i preken liritë dhe të drejtat që ia garanton ligji, sikurse nga ana tjetër dhe qytetari të ndjejë detyrimin si anëtar i shoqërisë që të kontribuojë, mbështetë dhe bashkëpunojë për tu realizuar ato brenda standardeve të një shoqërie demokratike!
Ta shijojë paqen, harmoninë dhe mirëkuptim dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet me “urtësi”!
Të kuptojë drejtë se dikush është me të si anëtar i grupit edhe kur e ka nga një herë të vështirë të bashkëpunojë dhe zgjidhë detyra!
Të gjejë paqe dhe të jetojë në harmoni të plotë me veten dhe të tjerët
Të ketë miq edhe ata që guxojnë t’a kundërshtojnë, kanë mendim kritik dhe mendojnë ndryshe!
Të zbulojë rrugë të reja që ta çojnë drejt ndryshimit, progresives dhe më bashkëkohores!
Të jetë i guximshëm për të njohur dhe zbatuar rregullat e vijës së sjelljes së mirë pranuar nga shoqëria, duke aplikuar në çdo hap normat e etikës sidomos atë të drejtësisë dhe vërtetësisë!
Të sigurojë sjelljen e tij humane, sidomos duke përcjellë kujdes për të tjerët!
Të jetë fqinj i mirë, dhe aktivist në ambientet ku jeton, për higjienën pastërtinë dhe zgjidhjen e problematikave në interes të banorëve të lagjes e më gjerë!
Të dijë të fali shumë dhe të qartësojë dhe të tjerët për të, se kush di të falë edhe do të falet nga të tjerët!
Të dijë të bëjë kërkesa logjike dhe të realizueshme për veten dhe për të tjerët!
Të mos shtiret dhe mos pranojë asnjë lloj maske për efekt shtirjeje dhe përfitimi!
Të tregohet sinqerisht se kush është në vend të asaj që do të donte të ishte!
Të krijojë shteti hapësira sa ligjore dhe sociale, që njerëzit e moshë së tretë, periudha e parë (65-74 vjeç), që janë në gjendje të mirë shëndetësore (mentale dhe fizike), dhe duan të kontribuojnë për interesat e veta dhe të shoqërisë, për të përcjellë përvojën e suksesshme, sa profesionale, intelektuale. Ky angazhim rrit së tepërmi stimulimin, për të qenë aktiv në jetën ekonomiko-shoqërore, përmirëson jetesën e këtij kontingjenti, por nga ana tjetër edhe se kanë kontribute për të përftuar një pension, me punën që kanë mundësi të bëjnë të mundur që shoqëria të mos e ketë barë, në një periudhë kohore të konsiderueshme (jo pak gati 10 vjeçare)!
Të rritet kujdesi në aspektin e trajtimit financiar, shëndetësor, për të gjithë ata shtetas që janë të paaftë t’i shërbejnë plotësisht, apo minimalisht vetes (gjithë ata anëtarë të shoqërisë që jetojnë si invalidë tej.)!
Të pajisë shteti (që ka me të vërtetë në thelb të tij performancën e një shtetit demokratik, ligjor dhe të së drejtës), gjithë ata njerëz me kontribute (që i kanë dhënë shtetit dhe shoqërisë vlera monetare dhe kontribute intelektuale), me një “kartë sociale”, për shërbime emergjente dhe të domosdoshme jetike!
Rritja ekonomike
Rritja ekonomike është rritja e të ardhurave ose vlera e mallrave dhe shërbimeve të gjeneruara në ekonominë e një vendi ose rajoni në një kohë të caktuar, e cila matet me vite.
Rritja ekonomike vërehet kur treguesit e prodhimit, konsumit të energjisë, kapacitetit të kursimit, investimit, konsumit të shërbimeve, ndër të tjera, të cilat së bashku përbëjnë të ardhurat e një vendi dhe, në teori, pasqyrojnë një rritje të cilësisë së jetës së popullsisë.
Rritja ekonomike është e rëndësishme sepse lidhet drejtpërdrejt me PBB-në (Prodhimi i Brendshëm Bruto) i vendit. Me fjalë të tjera, pasi është një faktor që lidhet me mirëqenien ekonomike të qytetarëve, të dhënat që jep ato përdoren për të përcaktuar masat për përmirësimet socio-ekonomike të një vendi.
Megjithatë, rritja ekonomike mund të gjenerohet në planin afatshkurtër ose afatgjatë. Kur vlerësohet në terma afatshkurtër, i referohet një cikli ekonomik që preket nga shkaqe të ndryshme si recesioni, rritja e çmimit të naftës, humbja e të korrave, ndër të tjera.
Shkurt: Rritja ekonomike është rritja e prodhimtarisë, kapaciteteve prodhuese dhe e të gjithë përbërësve tjerë të një ekonomie. Te rritja ekonomike vjen për shkak të rritjes së fuqisë punëtore ose kapitalit, teknologjisë apo rentabilitetit të punëtorëve.
Sidoqoftë, kur flasim për rritje ekonomike afatgjatë, i referohemi analizave dhe studimeve më të thella në lidhje me ekonominë, me qëllim zhvillimin e planeve dhe politikave që çojnë në stabilitet dhe rritje të qëndrueshme për sa i përket çështjeve ekonomike dhe sociale. Rritja ekonomike matet me shkallën e rritjes e cila shprehet ashtu që prodhimi shoqëror bruto krahasohet me numrin e banorëve të shtetit të caktuar dhe shprehet si GDP per capita, gjegjësisht, GDP për frymë.
GDP
Rritja =
Numri i banorëve
Kushtet për rritje ekonomike
• ekzistenca e tregut,
• e drejta e pronës, shkëmbimi monetar
Faktorët e rritjes
• aftësia e njerëzve, · pasuritë natyrore, · teknologjia · formimi i kapitalit
Rregulli 72
Rregulli 72 tregon sa kohë duhet që GDP të dyfishohet.
72
t=
SPR
t → koha SPR → shkalla e rritjes
Faktorët e përfshirë në rritjen ekonomike
Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të një kombi, ndër to mund të përmendim:
Investimi në kapital: Ky investim ka të bëjë me gjithçka që lidhet me kondicionimin e infrastrukturës, mjeteve, pajisjeve dhe përmirësimin e kushteve të punës ku kryhet prodhimi dhe shpërndarja e mallrave dhe shërbimeve.
Arsimi: Pasja e njerëzve të trajnuar në akademikë dhe teknologji, plus një fuqi punëtore e kualifikuar në fusha të ndryshme të punës, do të gjenerojë një rezultat përfundimtar të një cilësie më të mirë dhe konkurrencës në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.
Teknologjia: Është një mjet që ka bërë të mundur përmirësimin e kanaleve të prodhimit, cilësisë dhe përqindjes së punës. Kjo është, prodhohet në vëllim më të madh dhe me cilësi më të mirë përfundimtare.
Karakteristikat e rritjes ekonomike
Përqindja e produktivitetit total rritet në fushat e ndryshme të punës së një vendi.
Rritja ekonomike është e vëzhgueshme dhe e matshme.
Ndikon pozitivisht në rritjen e të ardhurave për frymë.
Pasqyrohet në rritjen e numrit të popullsisë së një vendi. Një numër më i madh njerëzish.
Konsumi dhe shitja e mallrave dhe shërbimeve rritet.
Numri i vendeve të punës po rritet.
Njerëzit kanë një kapacitet më të madh për të kursyer.
Investime më të mëdha në sektorë të ndryshëm prodhues.
Rritja ekonomike ndodh atëherë kur vlera e tregut të produkteve dhe shërbimeve në një ekonomi rritet në një periudhë krahasuar me një periudhë tjetër. Zakonisht, rritja ekonomike matet duke ekzaminuar PBB e një ekonomie. Megjithatë, për shkak të inflacionit, ekonomistët dhe analistët shpesh preferojnë të matin rritjen ekonomike nëpërmjet ndryshimit vjetor të PBB reale dhe ndryshimit në përqindje të PBB për frymë. Rritja e PBB reale tregon se sa shpejt po zgjerohet ekonomia, ndërsa PBB për Frymë tregon se sa është aftësia e popullsisë të blejë të mira dhe shërbime në atë vend. Efekti i inflacionit eliminohet në llogaritjen e rritjes ekonomike duke matur kështu sasinë e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi gjatë periudhës së dhënë.
Çfarë është PBB (Produkti i brendshëm Bruto) dhe si matet?
Produkti i brendshëm Bruto (PBB) është një ndër indikatorët e llogarive kombëtare. Ai përfaqëson vlerën totale në para të të gjithë të mirave dhe shërbimeve të prodhuara gjatë një periudhe specifike nga njësitë prodhuese
rezidente. Matja e PBB-së është një proces i komplikuar, por në thelb vlerësimi i tij mund të bëhet me tre metoda:
Metoda e Prodhimit
PBB është shuma e vlerave të shtuara bruto sipas degëve të ndryshme të ekonomisë duke shtuar taksat e tatimet dhe duke zbritur subvencionet mbi produktet.
Metoda e Shpenzimit
Sipas kësaj metode PBB është shuma e përdorimeve finale të mallrave dhe shërbimeve nga njësitë rezidente institucionale (konsumi aktual final, formimi i kapitalit bruto dhe ndryshimi i gjendjeve të inventarëve), plus eksportet, minus importet e mallrave dhe shërbimeve.
Metoda e të Ardhurave
PBB është shuma e përdorimeve në llogarinë e gjenerimit të të ardhurave në ekonomi në tërësi (kompensimi i punonjësve, taksat për prodhimin dhe importet pa përfshirë ndihmat, surplusi operativ bruto dhe të ardhurat mikse të ekonomisë në tërësi).
Cilat janë burimet e të dhënave të PBB-së vjetore?
Për vlerësimet e PBB-së përdoret informacioni i siguruar nga burime të ndryshme statistikore dhe administrative. Të dhënat e përdorura mund të jenë prodhim statistikor i vetë INSTAT (anketa të ndryshme) ose i institucioneve të tjerë kombëtar si Ministritë, Drejtoritë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Doganave, Qendra Kombëtare e Biznesit, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe të tjera.
Çfarë është llogaritja e PBB-së me çmime korrente?
Të gjitha transaksionet ekonomike janë rezultat i llogaritjes së sasive të ndryshme të produkteve dhe çmimeve të prodhimit dhe shitjes. Duke mbledhur të gjitha transaksionet e caktuara merret vlera e përgjithshme për një periudhë të caktuar. Kur vlerat e dy periudhave të krahasohen, ato njëkohësisht do të reflektohen si në çmim ashtu dhe në sasi. Këto vlera shprehen me çmimet korrente.
Çfarë është llogaritja e PBB-së me çmime konstante?
Me kalimin e kohës niveli i përgjithshëm i çmimeve ndryshon (rritet ose ulet), çka çon në ndryshimin (rritjen ose uljen) e vlerave aktuale, edhe në qoftë se volumi i mallrave dhe shërbimeve ka mbetur i pandryshuar. Për të shmangur ndikimin e çmimeve vlerësimet realizohen me çmime konstante. Çmimet konstante janë përftuar nga kombinimi i sasive të produkteve të cilat janë të prodhuara ose të shitura në një periudhë më të gjatë, me çmime nga një periudhë e caktuar bazë. Në këtë mënyrë merret një seri me të dhëna të krahasueshme, sepse të gjitha vlerat janë shprehur në çmimet e një viti.
Rritja ekonomike dhe shtresat shoqërore
Ekonomia shqiptare në masën 70% dominohet sot nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, duhet theksuar se ai akumulim kapitali nga zhvillimi ekonomik u përqendrua për arsye të korrupsionit në pak duar. Akumulimi i kapitalit në pak individë dhe kompani është një arsye kryesore e ngadalësimit të dukshëm të rritjes ekonomike në vitet e fundit. Është ky strukturim, që duhet të fillojë t’i japë një trajtë modelit ekonomik të sotëm. Ky vit duhet të shërbejë si një parathënie për fillimin e projektit të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë (politika ekonomike) të nesërm të Shqipërisë bazuar mbi modelin që kalon nëpër katër pikat, si një teoremë që e zbatojnë gjithë shtetet që kërkojnë zhvillimin nëpërmjet modelit.
Por, qeverinë si ta kuptojmë nëse do të kryejë detyrat e saj dhe do të jetë një faktor zhvillues i rritjes ekonomike?
Mjafton të monitorojmë cilësinë e qeverisjes, e cila matet nëpërmjet përgjegjshmërisë, stabilitetit politik dhe efektivitetit së prioriteteve, forcimit të kuadrit institucional dhe zbatimit të ligjeve me kapacitet të plotë, kontrollit të korrupsionit. Rritja ekonomike është një rritje që ndodh në PBB ose të ardhurat kombëtare për person të një vendi në një periudhë të caktuar kohe (normalisht një vit). Kjo është, nëse paratë që ka secili person rriten, thuhet se ka një rritje më të madhe ekonomike. Në këtë kontekst, mund të themi se duke parë së shoqëria jonë është e ndarë në tre shtresa, mbijetesa (shtresa e varfër 40-50) përqind, jetesa normale (shtresa e mesme 20-35 përqind) dhe shtresa e lartë (e pasur) 10-15 përqind.
Pra shkurt: për t’u kuptuar në mënyrë të thjeshtë -rritja ekonomike në kushtet tona del se kemi 10-të shishe birë …X-pi një shishe, Y- pi 9-të shishe (1+9=10 : 2 = 5)/ Pra mesatarja fictive del se si X dhe Y, kanë pirë nga 5 shishe. Pra kush,përfiton nga rritja ekonomike realisht Y-i.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.