FB

July 4, 2022 | 10:20

Kur Audrey Hepburn-it iu kërkua të zbulonte sekretet e saj të bukurisë, aktorja simpatike shkroi këtë poezi që u lexua në funeralin e saj

Bukuria e një gruaje nuk është në përbërjen e saj, por në bukurinë e vërtetë të shpirtit të saj.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Për të pasur buzë tërheqëse, shqiptoni fjalë dashamirësie. Për të pasur sy të bukur, shikoni se çfarë kanë të bukur njerëzit tek vetja e tyre. Për të qëndruar të dobët, ndajeni vaktin tuaj me ata që janë të uritur. Për të pasur flokë të bukur, lëreni një fëmijë t’i përkëdhelë çdo ditë. Për të pasur një figurë të mirë, ecni duke e ditur që nuk jeni kurrë vetëm, sepse ju shoqërojnë ata që ju duan ose kanë dashur t’ju shoqërojnë.

Njerëzit, më shumë se objektet, kanë nevojë për riparim, shërim, përtëritje, kujdes, interes, shpëtim: kurrë mos refuzoni askënd. Mendoni për këtë: nëse një ditë ju nevojitet një dorë ndihmëse, do ta gjeni një në majë të secilës prej dy duarve tuaja. Ndërsa rritesh, kupton se ke dy duar: Njëra për të ndihmuar veten dhe tjetra për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo vesh, në fytyrën e saj apo në mënyrën se si ajo i rregullon flokët. Bukuria e një gruaje shihet në sytë e saj, sepse kjo është dera e hapur e zemrës, burimi i dashurisë së saj. Bukuria e një gruaje nuk është në përbërjen e saj, por në bukurinë e vërtetë të shpirtit të saj. Është në butësinë që ajo jep, në dashuri, në pasionin që shpreh. Bukuria e një gruaje shpaloset me kalimin e viteve!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top