Këshilla & Arsye

February 25, 2019 | 11:46

Kur dhe pse na shqetëson gjykimi i të tjerëve?

Kur na shqetëson gjykimi i të tjerëve? Unë përpiqem të shpjegoj në këtë artikull se çfarë ndodh zakonisht në shoqërinë tonë që nuk arrin të shmangë gjykimin, i cili, anasjelltas, është gjithmonë i vëmendshëm dhe, nga shumë pikëpamje, rregullon sjelljen.

Një shoqëri e shtypur nga pesha e gjykimit të jashtëm është domosdoshmërisht një shoqëri e sëmurë, sepse vuajtjet janë modele të marrëdhënieve që mund të ofrojnë. Kush varet nga gjykimi i të tjerëve, nga ana tjetër, ka dhe do të ketë gjithmonë marrëdhënie vuajtjeje. Por, për të mos pasur gjykim të jashtëm, duhet të heqim dorë nga gjykimi. Gjithmonë nëse jemi të aftë për të.

Gjykimi, shpirti dhe egoja

Ne jemi të përbërë nga shpirti, egoja, nga një pjesë instiktive dhe irracionale dhe nga një pjesë racionale. Nëse shpirti dhe egoja janë në hrmoni dhe të bashkuar fort pra, nëse jetojmë një gjendje mirëqenieje, ne jemi të strukturuar, të fortë dhe të blinduar për të pranuar se të tjerët mund të gjykojnë pa problem sipas arsyes së tyre.

Megjithatë nëse ‘uni’ mungon, nga personaliteti lindin pozicionet depresive dhe narciste, në ekuilibrin midis të cilit jeton egoja e strukturuar. Megjithatë, këto dy pjesë nuk janë të pajisura për të gjykuar, por vetëm mund të reagojnë mekanikisht ndaj tij (me zemërim ose faj).

Vetë-imazhi

Kur ‘uni’ është i pranishëm, në fakt, nuk është i lidhur me imazhin e vetvetes, si shpirti. Shpirti dhe uni nuk jam të lidhur me atë që ne duam që të tjerët të mendojnë për ne, por vetëm me realitetin, të vërtetën. Për shpirtin dhe egon, imazhi është i lirë nga çdo interes. Prandaj meqë, gjykimi prek imazhin e vetes, është si ta bësh rrugën përmes rrjetave të gjera të një egoja të dobët që reagon duke u zemëruar ose ndjerë fajtore.

Ndërtimi i një imazhi të vetvetes dhe shikimi i vetvetes që nuk është konfirmuar nga gjykimi i të tjerëve është sikur të heqin motivin e të njëjtit dashamirësi të personit. Për këtë arsye, një ego pak e strukturuar prodhon neveri ndaj gjykimit. Çështja është se të gjithë, disa më shumë, disa më pak, lexojnë një skenar në skenën e jetës. Dhe kur ne recitojmë, bëhemi karakteri që ne i caktojmë vetes. Në të vërtetë, sipas rrethanave, ne bëhemi një nga personazhet e gjithë shoqërisë që sjellim në skenë. Për më tepër,

  • shoqëria më shumë e tërheq vëmendjen tek shfaqja,
  • plus karakteri i brendshëm (imazhi ideal i vetes) bëhet aktiv.
  • dhe gjykimi i jashtëm peshon edhe më shumë.

Gjykimi dhe inteligjenca emocionale

Pa dyshim, aftësia për t’i rezistuar gjykimeve të jashtme varet nga marrëdhëniet e lidhjes dhe nga mënyra se si janë përjetuar në moshën zhvillimore. Por gjithashtu dhe nga mënyra se si personaliteti i individit është i strukturuar në rrjedhën e përvojave të jetës. Shpesh, menaxhimi i emocioneve negative që ngjallen nga një gjykim që, nëpërmjet internetit dhe bisedave, manifestohet në format nga më të ndryshmet të agresionit mizor, është një fakt i inteligjencës emocionale.

Nëse, në fakt, zotërimi i një aftësie të tillë ndihmon për të parandaluar vuajtjet që provokojnë gjykimet e të tjerëve, studimet e kohëve të fundit tregojnë se kompetenca që ne e quajmë inteligjencë emocionale mund të trajnohet dhe të mësohet. Për shembull, aktivitetet krijuese ndihmojnë shumë që të lidhen me veten, si shkrimi i një legjendë autobiografike, izolimi i karakterit të brendshëm dhe arritja e së vërtetës që bëhet vetëdije dhe ndihmon në rikuperimin e mirëqenies që gjithnjë e më lehtë mund të arratiset.

 

Burimi / http://www.stefanocentonze.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top