Nga Focus | Përktheu Adela Kolea
Përgjatë rrjedhës kohore, shekuj më parë, lojën e tenisit – paraardhësin e tenisit të sotëm – italianët e kanë pas quajtur “pallacorda”, që vinte si term i përbërë nga “palla” (top) dhe “corda” (litar), thjesht për principin e lojës ku, topi duhej të kapërcente një litar.
Francezët e kanë pas quajtur “jeu de paume” – “lojë pëllëmbe”, pasi topi goditej me pëllëmbën e dorës e pa raketë.
Sistemi i pikësimit i tenisit lidhet në zanafillën e vet me epokën e Mesjetës.
Faktikisht, përtej asaj që sporti i tenisit ka lindur zyrtarisht më 1887 në Angli me turneun e parë në Wimbledon, siç e thamë dhe më lart, në njëfarë mënyre e me emërtim tjetër, ky sport praktikohej në Itali e Francë gjithnjë në Mesjetë.
➡Një shpjegim i mundshëm i lindjes së sistemit të pikësimit në tenis:
Lidhet me të ashtuquajturat italisht, “cacce”, që janë thjesht “pikët” e sportit historik.
D.m.th, numëroheshin shenjat/pikët në tokë, të topit që kishte ndalur nëpër hapësirën e fushës së lojës.
Dhe, 15 të tilla gjurmë shenjash në fushë përbënin 1 pikë.
Prej këtu, pika e parë e shënuar nisi me 15-ën; e dyta vijoi me 30-ën, tri pikë identifikohen si 45-a e kështu me radhë.
Madje, në ‘700-ën, pika e 45-të do të shndërrohej në 40, thjesht për arsye shqiptimi më të lehtë nga komentuesit.
Sipas një teorie tjetër, në Mesjetë pas çdo ndeshjeje, ishin në dispozicion disa monedha për çdo lojë.
Pika e parë dhe e dyta vlerësoheshin me 15 cent, e treta me 10 cent…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.