Këshilla & Arsye

September 17, 2020 | 8:38

“Kur do të bëni fëmijë?”, pse kjo është pyetja më e keqe që mund t’i bëni një çifti

Rreth 50 milion njerëz në të gjithë globin kanë probleme me lindshmërinë dhe luftojnë për të pasur një fëmijë. Të pyesësh dikë se kur do të bëhet me fëmijë, jo vetëm që ju bën të pandjeshëm, por është edhe shkelje e privatësisë së tyre.

Kjo pyetje është e gabuar për shumë arsye…

Vetëm sepse ju keni lindur fëmijë në moshën 25-vjeçare, nuk do të thotë se të gjithë të tjerët duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Një ndër mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë është se gratë mbi 35 vjeç nuk mund të mbeten shtatzënë. Dhe, nëse arijnë të mbeten shtatzënë, fëmija i tyre nuk do të lindë i shëndetshëm. Në realitet, për sa kohë që një grua ka vezë, ajo mund të mbetet shtatzënë dhe fëmija i saj do të jetë shumë mirë. Edhe nëse lindi fëmijë në një moshë më të re, mund të hasni probleme të ndryshme. Pas të 30-ve, rreziqet rriten me vetëm 5%. Prandaj, koha më e mirë për të pasur një fëmijë është kur ju të jeni gati, jo kur shoqëria pret që ju ta bëni atë.

Rreth 50 milion njerëz vuajnë nga infertiliteti në botë.

Sipas një raporti, rreth 15% e popullsisë së botës lufton me infertilitetin dhe numri i tyre po rritet gjithnjë e më shumë. Gjithashtu, është rritur edhe shkalla e aborteve. Hulumtimet tregojnë se shumë gra po pësojnë abort, duke i shkaktuar atyre depresion. Të kesh një fëmijë nuk është kurrë e lehtë. Edhe nëse nuk e keni me të keq, thjesht pyetja se kur do të bëheni me fëmijë, mund ta bëjë dikë të ndihet keq.

Ekzistojnë faktorë të tjerë që ndikojnë në vendimin e një çifti për të pasur ose jo fëmijë.

Sigurisht, infertiliteti luan një rol të madh, por ka faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh para se të bëni një fëmijë. Statusi financiar i çiftit, forca e lidhjes së tyre, shëndeti, qëllimet në karrierë, etj. Nëse po mendoni për një fëmijë dhe keni kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për ta, atëherë ky është momenti i duhur për këtë gjë.

Nuk është nevoja të kujtojmë askënd se ora po kalon, sepse vajzat janë të vetëdijshme vetë për këtë.

Nuk ka asgjë të keqe të lindësh një fëmijë përmes vezëve të ngrira ose nëpërmjet një forme tjetër, në rastet kur nuk jeni në gjendje të mbeteni shtatzënë në mënyrë natyrale.

Disa njerëz thjesht nuk duan të kenë fëmijë.

Si dëshira për të pasur një fëmijë, edhe dëshira për të mos pasur një të tillë duhet të kthehet në diçka normale. Të pyesësh çiftet që nuk i duan fëmijët se përse nuk bëjnë fëmijë, është e gabuar. Kuptoni që ashtu siç ju keni mendimet tuaja, ashtu edhe ata kanë mendimet e veta, prandaj nuk duhet t’ua impononi pikëpamjet tuaja të tjerëve.

Nuk e dini se çfarë po kalojnë të tjerët, prandaj mundohuni të jeni të mirë me ta.

Një çift mund të ketë probleme në marrëdhënie, mund të jetë duke luftuar me infertilitetin, mund të ketë pësuar një abort spontan, ose nuk dëshirojnë të kenë një fëmijë për arsye personale. Ju nuk mund ta dini se çfarë po kalon një person. Shmangini pyetjet që mund të jenë arsyeja pse dikush fle me lot në sy. Jini mirëkuptues dhe silluni mirë.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top