Të pasurit një cikël gjumi të parregullt sjell pasoja shumë serioze në shëndet.
Sipas Dr. Pujan Pariks, koha më e mirë për të fjetur varion në varësi të ritmit ‘circadian’, e thënë ndryshe është ora biologjike e trupit, e cila rregullon ciklin e zgjimit dhe gjumit.
“Duke folur bazuar në shkencë, orari më i mirë i gjumit, duke marrë parasysh pikërisht këtë ritëm ciklik është mes orës 10 deri në mesnatë”, shprehet Prakih.
Ky orar duhet të vendoset nga vetë personi duke marrë parasysh që duhen mbushur 7-8 orë gjumë në total.
Po çfarë ndodh me trupin kur nuk fle në orarin e duhur?
Problemi i parë është rritja e rrezikut për infarkt ose para-infarkt. Gjithashtu, është zbuluar një lidhje mes rritjes së dëshirës për të ngrënë dhe nepsit nëse nuk fle në orar, që detyrimisht çon në shtim peshe dhe më tej akoma, në komplikime serioze me shëndetin kardiovaskular.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.