Që një fëmijë të mobilizohet, është e domosdoshme t’i jepet kohë dhe pak “mungesë”. Por sërish gjendemi para situatës që prindi duhet të vlerësojë aftësitë e fëmijës.
Që në fillimet e hershme, nëna ka gjithmonë një zgjidhje për problemet e foshnjës, qoftë dhe në parashikimin e nevojave të tij. Në mënyrë graduale, fëmija do të jetë i pavarur nga “zgjidhjet e gatshme që i ofron nëna. Kur fëmija të rritet, do të ketë nevojë që të lihet i lirë të provojë frustrime të vogla para se të gjejë një zgjidhje në lidhje me një problem të caktuar.
Nëse zhvillimi i fëmijës do të lejohet në këtë formë, ai do të ketë mundësinë të provojë, të zhvillojë strategji, të zhvillojë inteligjencën dhe imagjinatën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.