Gjatë festave të fundvitit, shpesh njerëzve u mungon koha për të bërë shumë punë dhe orët e ditës janë shumë pak: të gatuani për familjen, të kujdeseni për fëmijët, të përgatisni zbukurimet, të bëni blerjet e nevojshme për festat, të mendoni për dhuratat, të shkoni në punë dhe shumë detyrime të tjera që vijnë për shkak të festave. Por nuk duhet të stresoheni, me qetësi është e mundur të bëni çdo gjë, përveç se ta bëni me alegri. Nuk dini se si?
Në këtë artikull po ju shpjegojmë se si të shmangni stresin e festave…
1.Mos mendoni për çdo gjë që duhet të bëni sepse është festë. Jetoni ditën, shijoni në çdo moment që detyrimet ju çojnë të bëni. Përqendrohuni në veprimin që jeni duke bërë dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni, argëtohuni dhe për të evituar stresin.
2.“Punën e sotme, mos e lini për nesër”, thotë një fjalë e urtë. Vëreni në praktikë, sepse është e vërtetë. Kur keni një moment të lirë, me gëzim dhe duke i paraprirë kohës, bëni të gjitha gjërat që duhet të bëni për t’u përgatitur për festa. Në këtë mënyrë do të kurseni kohën dhe, në momentin e fundit, do të bëni çdo gjë me qetësi dhe më mirë. ‘
3.Nëse për mungesë kohe, keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni t’u kërkoni njerëzve më të afërt që t’ju ndihmojnë në gjërat që i keni të pamundura. Kjo gjë do t’ju evitojë ankthin, stresin dhe mund t’i bëni më me qetësi gjërat e tjera.
4.Mundohuni të mos merrni më shumë punë nga sa mund të bëni. Kjo është një nga arsyet pse festat janë një burim stresi. Mendoni për kohën që keni në dispozicion, organizohuni nëse ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëni në ato ditë dhe lëreni për një moment tjetër: gjithçka ka një kufi dhe nuk mund të shtoni orët e ditë-natës.
5.Gjeni çdo ditë 10-15 minuta për veten, për t’i shijuar në vetmi, për t’u larguar nga çdo gjë dhe për të marrë frymë thellë. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të evitoni stresin në këto ditë festash. Veç kësaj do t’ju lejojë të shihni çdo gjë me pozitivitet dhe gëzim. Merrni frymë.
6.Nëse e konsideroni të nevojshme, mbani me vete një bllok. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të mbani të përditësuara të gjitha eventet dhe të gjitha gjërat që duhet të bëni. Shikoni se çfarë keni për të bërë çdo ditë dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Në këtë mënyrë do të jeni të detyruar të përqendroheni tek e tashmja dhe mund të punoni në qetësi për t’u përballur me detyrimet e çdo dite.
7.Krishtlindja është një festë komerciale: llogarisni një buxhet maksimal që nuk duhet tejkaluar menjëherë, caktoni një kufi të cilin me çdo kusht nuk duhet ta kaloni, si në nivel ekonomik, ashtu dhe atë organizativ.
8.Dhuratat e festave përfaqësojnë një nga burimet kryesore të stresit. Të bëni blerjet e dhuratave vetëm për fëmijët mund të jetë një zgjidhje shumë më e thjeshtë dhe pa pasoja për të gjithë. Sigurisht, është shumë e nevojshme një planifikim paraprak, duke përfituar nga ditët kur nëpër dyqane ka ulje çmimesh. 9Është e rëndësishme të keni parasysh se, për të mposhtur stresin e festave njëherë e përgjithmonë, jo vetëm mund të organizoheni në faktorë të ndryshëm që përbëjnë këtë festë, por mund t’ia dilni të mos e përjetoni si një garë, por si një rast i thjeshtë për të ndenjur së bashku me njerëzit që doni.
Këshilla
• Mos u ngarkoni më shumë se sa mundeni
• Kërkoni ndihmë sa herë që keni nevojë
• Buzëqeshni, shijoni çdo ditë dhe jetoni të tashmen
• Mendoni se e pamundura nuk mund të bëhet dhe mos u ndjeni keq.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.