FB

November 15, 2021 | 8:16

Kur i lejon vetes atë që meriton, tërheq atë që të nevojitet

Do e fillojmë duke ju propozuar një reflektim të vogël… Çfarë mendoni se meritoni sot? Mund të keni menduar për një pushim. Duke lejuar që koha të kalojë pak më ngadalë, në mënyrë që të vlerësoni gjithçka që ju rrethon. Shijoni “këtu dhe tani”, pa stres, pa ankth.

Është e mundur që edhe ju të keni menduar gjithashtu “se meritoni dikë që ju do”, që t’ju njohë pak më shumë. Jeni të prirur të punoni shumë për të tjerët dhe ata jo gjithmonë shohin gjithçka që keni dhënë duke hequr dorë nga vetja.

1

Të gjithë ne, brenda vetes, e dimë se çfarë meritojmë. Megjithatë, njohja e saj është diçka që ndonjëherë na kushton sepse mendojmë se mund të bëhet një qëndrim egoist. Si të thuash me zë të lartë gjëra të tilla si: “Kam nevojë të më duan”, “Meritoj të më respektojnë”, “Meritoj të kem lirinë dhe frenat e jetës sime”? Në fakt, mjafton t’ia themi vetes.

Mos bëni gabim, sepse të dhënit pak më shumë prioritet vetes, nuk është një qëndrim egoist, është një domosdoshmëri jetike, është të rritesh nga brenda për të qenë të lumtur.

Kur të jeni të vetëdijshëm për atë që meritoni, dhe në fund, ta jepni dhe të mësoni t’i jepni përparësi vetes pak më shumë, ajo që ju nevojitet vërtet do të vijë. Nuk është magji, as universi nuk i thur ligjet e tij të tërheqjes. Është vullneti ynë që të jemi të lumtur, të marrim përgjegjësinë për jetën tonë…

2

Qëndrimet kufizuese

Shumë prej nesh priren të zhvillojnë shumë qëndrime kufizuese gjatë gjithë jetës sonë. Ato janë besime të ngulitura ndonjëherë gjatë fëmijërisë sonë, ose edhe më vonë të zhvilluara bazuar në përvoja të caktuara. Janë ato mendime të shprehura me fraza të tilla si “Unë nuk vlejnë asgjë”, “Unë nuk jam i aftë ta bëj këtë, do të dështoj”, “Pse të përpiqemi nëse gjërat shkojnë gjithmonë keq?” …

Shumë prej nesh priren të zhvillojnë qëndrime shumë kufizuese gjatë gjithë jetës sonë. Ato janë besime të ngulitura ndonjëherë gjatë fëmijërisë sonë, ose edhe më vonë të zhvilluara, bazuar në përvoja të caktuara. Janë ato mendime të shprehura me fraza të tilla si “Unë nuk vlejnë asgjë”, “Nuk jam i aftë ta bëj këtë, do të dështoj”, “Pse të përpiqemi nëse gjërat shkojnë gjithmonë keq?” …

Një fëmijëri e komplikuar me prindër që nuk na dhanë kurrë siguri, apo edhe marrëdhënie afektive të bazuara në manipulimin emocional, zakonisht na kufizon në një mënyrë vendimtare. Bëhemi të brishtë përbrenda dhe shkojmë pak nga pak, duke e prishur vetëvlerësimin.

 

Ristrukturoni besimet tuaja

Ti je më shumë se eksperiencat e tua, nuk je ti ai që të ka lënduar apo ai që ka ndërtuar mure për të të hequr lirinë. Ti meriton të ecësh përpara, meriton të lexosh brenda vetes dhe të njohësh vlerën tënde, aftësinë tënde për të qenë “të përshtatshëm” në jetë dhe mbi të gjitha të lumtur… Ajo që ne meritojmë dhe ajo që na nevojitet është aq e afërt sa një hallkë në zinxhir. Ja një shembull: “Kam nevojë për dikë që më do”. Është një dëshirë e zakonshme. Megjithatë, do të fillojmë duke ndryshuar fjalën “MË DUHET” në “MERITOJ”.

Ti meriton dikë që di të lexojë trishtimin tënd, dikë që dëgjon fjalët e tua, që di të deshifrojë frikën tënde dhe të jetë jehona e të qeshurës tënde. Pse jo? Duke ndryshuar fjalën nevojë për të merituar, ne eliminojmë atë lidhje toksike që ndonjëherë zhvillojmë në marrëdhëniet tona afektive.

3

Nëse kemi nevojë për diçka për të qenë të lumtur, ne bëhemi robër të emocioneve tona.

 

Filloni me veten

Bëhu personi që do të doje të kishe pranë… Ai që meriton të ecë në hapat e jetës tënde. Në fund, dikush do të vijë të reflektojë për ju. Megjithatë, ajo fillon gjithashtu me këto dimensione të rëndësishme:

 

Çlironi veten nga frika!

Shijoni vetminë tuaj, mësoni të lexoni brenda vetes, të empatizoni më shumë me veten, si dhe me të tjerët.

Kultivoni rritjen tuaj personale, shijoni të tashmen, kush jeni dhe si jeni. Mësoni të jeni të lumtur me përulësi, duke çaktivizuar egon, duke u pjekur emocionalisht.

 

Sapo t’i jepni vetes gjithçka që meritoni, duke u bërë versioni më i mirë i juaji, ajo që ju nevojitet do të vijë.

 

T’i japësh përparësi vetes nuk është të jesh egoist

Shumë herë mbetemi robër të atyre mendimeve kufizuese të shpjeguara në fillim. Ka nga ata që e gjejnë lumturinë e tyre duke dhënë gjithçka për të tjerët: kujdesin, pjesëmarrjen, heqjen dorë nga disa gjëra për të tjerët. Ka mundësi që të na edukojnë kështu. Tani, gjithmonë vjen një moment kur bëjmë bilanc dhe diçka nuk shkon. Shfaqen zbrazëti, zhgënjim, dhimbje emocionale …

Si çdo gjë në këtë jetë, ekziston harmonia, ndërlidhja e hapësirës suaj dhe asaj sime, e nevojave tuaja dhe nevojave tona. Jeta në familje, në çift apo në çdo kontekst social, duhet të ndërtohet përmes një ekuilibri adekuat ku të gjithë fitojnë dhe askush nuk humbet.

Në momentin që ka humbje, ne pushojmë së kontrolluari jetën tonë, pushojmë së qeni protagonistë për t’u bërë aktorë dytësorë.

 

Reflektoni për një moment mbi këto ide të shkurtra:

Unë meritoj një ditë pushimi, për veten time, në vetmi. Kjo do të më ofrojë atë që kam nevojë: të mendoj, të çlirohem nga stresi dhe të relativizoj gjërat.

Unë meritoj të jem i lumtur, ndoshta është koha “t’i lë të shkojnë” disa njerëz, apo aspekte të jetës sime. Kjo do të më lejojë të marr atë që kam nevojë: një mundësi të re.

Ne të gjithë meritojmë të mos jemi robër të vuajtjeve, të qëndrimeve tona kufizuese. Hapini sytë ndaj vetes, deshifroni nevojat tuaja, dëgjoni zërin tuaj. Në momentin që i lejoni vetes atë që meritoni, do të vijë ajo që ju nevojitet.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La Mente e Meravigliosa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top