Kur ishim fëmijë nuk reagonim për ato që nënat tona bënin për ne. Vetëm me kohë e kuptojmë se sa mirënjohje meritojnë. Dashuria dhe interesi i tyre duhet vlerësuar.
Kjo është një letër, nga një grua, mama gjithashtu, e cila i drejtohet nënës së saj.
“Kam pasur nënën më të keqe në botë”. Kështu nis letra.
“Ndërsa fëmijët e tjerë për mëngjes hanin karamele, ajo më detyronte të ushqehesha me drithëra e qumësht, vezë apo toste. Kur fëmijët e tjerë blinin lëngje të gazuara ose ëmbëlsira në mensën e shkollës, unë duhej të ushqehesha me panine të bëra në shtëpi. A mund ta imagjinoni se sa e urreja këtë gjë?! Ishte vetëm një mendim që më bënte të ndihesha mirë: nuk isha e vetmja. Edhe motra ime bashkë me dy vëllezërit kishim të njëjtën mama të tmerrshme!
Kur dilnim për të luajtur, duhej të mësonim më parë orarin e saktë se kur do të hynim brenda. Nuk mund të ktheheshim vonë.
Ajo na detyronte të vishnim rroba të pastra çdo ditë. Fëmijët e tjerë visheshin me të njëjtat, në ditë të ndryshme. Disa prej tyre na vinin në lojë për këmishat tona dhe veshjet, të cilat ishin të punuara me dorë.
Por nuk mbaron këtu!
Mami na detyronte të ndiqnim një disiplinë të ashpër. Edhe pse shkonim në shtrat në orën 21:00, duhej të çoheshim në mëngjes në orën 8.
Ajo na detyronte të lanim pjatat, të ndryshonim çarçafët, të gatuanim dhe të bënin detyra të tjera shtëpie. Ndonjëherë më dukej se mami nuk flinte natën, sikur mendonte se si të na ngarkonte me detyra më të tmerrshme të nesërmen.
Mami na detyronte të thoshim të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!
Duhej të shkonim në shkollë edhe pse mund të kishim ndonjë lëndim të vogël. Duhej të shkonim dhe të merrnim notat më të larta.
Nuk pushonim fare pasi ktheheshim nga shkolla. Dy nga ne u diplomuan në universitet, askush prej nesh nuk pati probleme me ligjin.
Tani edhe unë jam duke u përpjekur të edukoj fëmijët e mi. Kur më thonë që jam “e keqe”, ndjej një lloj krenarie. Qesh sepse e di që më “e tmerrshmja” nga nënat ka qenë ajo e imja.
Faleminderit mami. Do të duam gjithmonë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.