FB

December 13, 2022 | 7:10

Kur je i fortë, ndodh të shikosh thyerje, por kjo nuk të përcakton si të dobët, aspak!

Janë gjërat e forta që thyhen, gjërat e buta nuk thyhen. Kur thyhet diçka e fortë mund të ndahet në shumë copa. Mund të shpenzosh shumë vite nga jeta jote, në përpjekje për t’u bërë “e fortë, e ngurtë”, që t’i rezistosh çdo stuhie, goditjeje apo rrethane.

arta-llana-psikologe-klinike

Arta Llana, psikologe klinike

Shumë herë ndodh të jesh strikt dhe kritik ndaj vetes, duke mos toleruar asnjë gabim ose humbje, pasi kështu mendon se je duke shkuar drejt suksesit tënd. Apo kur një ngjarje të godet, dhe brenda ndihesh i thërmuar dhe kjo papritur mund të të bëjë të mendosh se je i dobët. Përkundrazi, jo! Të qenit i ndjeshëm nuk është dobësi, është të qenit njeri, në gjithë kuptimin e fjalës. …dhe papritur ti pyet veten se pse të është dashur kaq shumë kohë të luftoje për të qenë i/e tillë, për të qenë vetëm i/e fortë?!

m

Të jesh i butë me veten tënde së pari, dhe të jetosh momentin sido që të jetë, kjo nuk të bën të dobët, as që je dorëzuar dhe as që je pajtuar me rrethanat apo me problemin, por përkundrazi të vendos në pozita për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe jo zgjidhjen e detyruar nën presion, duke të dhënë perceptimin më të mirë dhe si rrjedhojë edhe reagimin më të bukur.

Ti shikon anën më të mirë të gjërave, ti shikon bukuri kudo dhe gjërat nuk të duken më aq të komplikuara sa më parë. Ti bën çdo gjë me dashuri, duke i dhënë kuptim ditës se ke bërë diçka më të mirë se dje. Duke pasur këtë lloj dashurie, këtë lloj mirësie, vështirë se mund të thyhesh nga çdo pengesë apo vështirësi gjatë rrugës tënde.

Dhe sërish pyes veten: Përse njerëzit përpiqen të jenë më të ngurtë për të mos u thyer, duke ndërtuar një guaskë si mburojë, ndërkohë që gjërat e forta thyhen në shumë thërrime kur goditen.

Të jesh i butë me veten, nuk pëson asgjë, por përkundrazi transformohesh sipas dinamikave të ndryshme, duke u rritur shpirtërisht dhe duke marrë “nektarin” e kësaj jete.

Të jesh i butë me veten është dashuri dhe atje ku dominon dashuria shikon bukuri në çdo gjë që të rrethon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top