Shpesh vuajmë sepse një dashuri mbaron, megjithatë, kur kjo është toksike, duhet të ketë më shumë arsye për të falënderuar sesa për të qarë.
Dhe është normale që të dhemb. Po ndahemi me një person që donim, një rutinë dhe madje një ideal të jetës. Ki parasysh, fokusi duhet të jetë më shumë në atë që po fitojmë sesa në atë që kemi humbur.
Sidomos nëse ishte një marrëdhënie që shpesh ishte shkak vuajtjesh, poshtërimi, dhimbjeje dhe zhgënjimi. Duhet të jemi të qartë në pranimin e faktit se një dashuri nuk duhet të lëndojë, dhe nëse dhemb, nuk është dashuri.
Dashuria e vërtetë sjell paqe, njohje, suksese dhe mundësi për rritje personale, kështu që nuk është gënjeshtër se është më mirë të jesh vetëm sesa në shoqëri të keqe.
Kur ndahemi nga këto mjedise negative, atëherë lulëzon dashuria për veten dhe bashkë me të, vjen lumturia e vërtetë dhe arritja e ëndrrave, sepse nuk ka më njeri që të të fikë dritën.
Burimi italiafeed
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.