Vetëvlerësimi i ulët e pengon një person të gjykojë objektivisht njerëzit që e rrethojnë. Ky fenomen quhet projeksion negativ dhe është një mekanizëm mbrojtës me anë të të cilit ia atribuojmë të metat dhe dobësitë tona njerëzve të tjerë.
Në vend që t’i pranojmë të gjitha tiparet, emocionet dhe rrethanat tona negative, ne ua atribuojmë ato njerëzve që na rrethojnë, sepse është shumë më e lehtë. Ne mbrohemi me sistemin negativ të projeksioneve.
Për të hequr qafe këtë zakon, duhet të punojmë për zhvillimin personal dhe të vendosim kufij të qartë midis asaj që është reale dhe asaj që i atribuojmë dikujt. Kështu do ta kapërcejmë konfliktin që po ndodh brenda nesh.
Ne projektojmë të metat tona tek të tjerët për të mbajtur një pikëpamje pozitive për veten. Vetëvlerësimi dhe mekanizmat mbrojtës luajnë një rol themelor në mbrojtjen e egos. Të ashtuquajturat mekanizma mbrojtës ego janë strategji që ne i përdorim në mënyrë të pavetëdijshme për të mbajtur një vetë-perceptim pozitiv.
Truri i njeriut ka zhvilluar mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga ajo që mund të jetë tepër e dhimbshme ose e papranueshme. (https://www.facebook.com/revistapsikologjia)
Këto mekanizma na mbrojnë nga njohja e aspekteve negative të personalitetit tonë. Problemi lind kur këto mekanizma bëhen automatike dhe ne fillojmë t’i përdorim ato çdo ditë. Në këtë mënyrë ne shtrembërojmë realitetin nën ndikimin e egos sonë që nuk ka një rezultat pozitiv.
Pra, kur fillojmë të mendojmë se të gjithë rreth nesh janë plot urrejtje, zili dhe të gjitha tiparet e tjera negative, është koha të rishqyrtojmë jetën dhe mendimet tona.
Kur fillojmë të kritikojmë njerëzit e tjerë në mënyrë të panevojshme, ndoshta po kritikojmë veten në këtë mënyrë, ose siç tha Buda:
“Çdo gjë që ju mërzit për të tjerët është vetëm një projeksion i problemeve tuaja personale të brendshme të pazgjidhura.”
K.M / iTALIAFEED
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.