FB

February 4, 2026 | 17:30

Kur ndjekim, përpiqemi të qetësojmë ankthin tonë përmes një tjetri

 

Nëse ndjek me ngulm dikë, ai zakonisht largohet. Por nëse ndërton një jetë të bukur, të plotë dhe të qëndrueshme, njerëzit mund të afrohen vetë. Edhe nëse nuk afrohen, ti gjithsesi ke fituar diçka të çmuar: një jetë që ka kuptim.

alda-bircaj-okokok

Ndjekja nuk lidhet me tjetrin, por me frikën tonë nga vetmia. Kur ndjekim, përpiqemi të qetësojmë ankthin tonë përmes një tjetri, duke e shndërruar dashurinë në presion, varësi, kontroll dhe dëshpërim, sado “romantike” të duket nga jashtë.

 

“Kopshti” nuk është një strategji për të të zgjedhur dikush. Është procesi i ndërtimit të një jete me kufij, me vlera, me kujdes dhe interes të vërtetë. Jo për t’u bërë e/i dëshirueshëm, por për të qenë e/i aftë të ekzistosh e/i plotë, pa pasur nevojë për garanci nga askush.

 

Terapia nuk premton që “fluturat” do të vijnë. Premton diçka më të thellë: që vlera jote të mos varet më nga prania apo mungesa e tyre. Pikërisht aty ndodh ndryshimi i madh…, nga nevoja e dëshpëruar te mundësia e lirë, nga ndjekja te zgjedhja.

Dhe atëherë, pavarësisht nëse fluturat vijnë apo jo, ti nuk mbetesh më duke pritur bosh. Ke ndërtuar një kopsht ku mund të jetosh, dhe kjo mjafton.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top