FB

October 31, 2022 | 7:44

Kur ndjen një paqe të brendshme, Ti nuk i mban shpresat tek e ardhmja, nuk vuan për të kaluarën e hidhur dhe nuk lejon të tashmen e pamjaftueshme të të fundosë!

 

Mund të arrish famë, sukses, pasuri, por në një nivel më të thellë Ti e kupton se këto jane mirëqenie, duke i ndjekur qëllimet e tuaj me një forcë vendosmërie, të udhëhequr nga ankthi, frika, shqetësimi. Por, edhe kur nuk sfidohesh, kjo për egon është humbje e vetes, që nuk mund të tolerosh të qëndrosh pa lëvizur, pa bërë përpjekje, të cilat mendon se do të të sjellin rezultate të kënaqshme më vonë. 

Arta Llana, psikologe klinike

arta1Kur Ti ke arritur ndjenjen e paqes, njëkohësisht ke arritur edhe qetësinë e brendshme. Kjo qetësi është ndriçimi shpirtëror, i cili ka vlerë thelbësore dhe është suksesi i vërtetë në udhëtimin tonë të jetës, dhe nuk ke shpresën iluzore se çdo gjë materiale apo një lidhje sentimentale do të të shpëtojë apo do të të bëjë Ty të lumtur.

Tashmë ke shkuar në tjetër nivel, ku kjo qetësi nuk guxon të preket nga askush.

Suksesi është si një lojë që mund të vazhdosh ta luash thjesht sepse të pëlqen, nuk e shikon si një nevojë psikologjike për t’u përfaqësuar dhe  aspakt të të japë përmbushjen. Jo! 

h

Transformimi real i brendshëm është i rrallë dhe kërkon punë me vetveten. është si çështja e besimit, e cila mbetet hyjnore dhe nuk ka shpjegim se si ndodh dhe përse ndodh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top