Fotoja e aktorit të njohur italian, Michele Morrone me modelin Simone Susinna, bëri lëmsh të gjithë rrjetin dje, pasi u aludua se ai është homoseksual.
Pas lajmeve që nisën të qarkullonin me shpejtësi në media, Michele zgjodhi të reagonte për të sqaruar si qëndron e vërteta e fotos, shkruan “Grazia Daily”.
“Është thjesht një foto. Simone është miku im, e kam si vëlla, ndërkohë po xhirojmë dhe pjesën e dytë të filmit ‘365 Days’ bashkë. Nuk e kisha si qëllim t’ju bëja konfuz”,- ka thënë aktori.
Detaji tjetër që ngriti më shumë dyshime ishte mbishkrimi që ai kishte zgjedhur për foton: “Jam një gënjeshtar”.
Për termin “gënjeshtar”, Morrone sqaron se profesioni që ka e lejon ta quajë veten gënjeshtar. “Një aktor, është një gënjeshtar i mirë, sepse ai aktron diçka që nuk është”,- tha ai.
Ndër të tjera, artisti ka thënë se e mbështet komunitetin LGBTQ dhe se nuk ka asgjë kundër tyre, por thjesht kjo foto nuk ka këtë qëllim. Ai përmend edhe disa nga vështirësitë që ky komunitet ka për shkak të paragjykimeve. Edhe pse qëllimi i kësaj foto nuk ishte ai që u mendua, përsëri Morrone e ka ndjerë shqetësimin e paragjykimeve që u përkasin njerëzve të komunitetit LGBTQ.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.