Në fokus

February 19, 2019 | 10:24

Kur nuk prisni asgjë nga askush, jetoni shumë më mirë!

Shumë herë në jetën tonë ne presim që të tjerët të zgjidhin problemet tona ose të na japin atë që na mungon, në mënyrë që të ndihemi të plotë. Ne mund ta bëjmë atë në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse nevoja, varësia, ndikojnë tek ne në një mënyrë shumë delikate.

Dhe kur kuptojmë se kemi përfunduar në këtë rreth vicioz, të varur nga tjetri për të jetuar mirë dhe për të qenë të lumtur, tashmë është një fakt. Megjithatë, mbështetja tek një person tjetër, kurrë nuk do të na sjellë lumturinë e plotë, sepse vetëm ne jemi pronarë të fatit tonë dhe nuk kemi lindur për të ndjekur drejtimet e njerëzve të tjerë. Lirimi nga varësia është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për veten tonë. Kur kjo ndodh, ne mësojmë të besojmë në aftësitë tona, në forcën tonë dhe në arritjen e paqes. Nuk jetojmë për të pritur.

Për më tepër, marrëdhënia me brendësinë tonë dhe me njerëzit rreth nesh bëhet më autentike. Më e fortë dhe e ndershme. Kur mësojmë të jetojmë vetëm, duke mos pritur ndonjë gjë nga askush, ne lejojmë që jeta jonë të rrjedhë natyrshëm dhe të na befasojë. Ne nuk kufizohemi tek njerëzit e tjerë, përkundrazi, jetojmë dhe lejojmë të kuptojmë se të gjithë janë përgjegjës për lumturinë e tyre dhe se duke vënë jetën në duart e tjetrit është mungesa e respektit për veten.

Duke mos pritur që njerëzit të zgjidhin problemet tona ne bëhemi përgjegjës, kemi më shumë liri për të krijuar jetën që ne me të vërtetë dëshirojmë të jetojmë dhe krijojmë një mjedis më pozitiv rreth nesh, duke rritur emocionet tona. Ndonëse kjo nuk do të na ndalojë të ushqejmë ndonjë pritshmëri tjetër, së paku do të na pengojë që të sabotojmë jetën tonë, sepse shpesh harxhojmë më shumë kohë duke menduar për atë që bëjnë të tjerët në vend të vetes sonë.

Ne duhet të mësojmë të vendosim veten tonë të parë dhe ta drejtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është mënyra se si bëhesh i lumtur. Është pjesë e së drejtës së secilit prej nesh të vendosë se çfarë të bëjë me jetën edhe kur zgjedhjet nuk korrespondojnë me dëshirat e tjetrit. Jeta nuk pret për asnjërin dhe çdo ditë që kalojmë duke jetuar një realitet që nuk na pëlqen, është një mundësi që ne të humbasim lumturinë.

Kur ndalojmë së prituri nga të tjerët, ne jetojmë shumë më mirë. Gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë, por është e rëndësishme të marrim kontrollin e jetës sonë sesa të jemi në përputhje me të tjerët, të cilët shpesh nuk kanë qëllim të mirë në zemrat e tyre.

Ne duhet të mësojmë të falënderojmë për bekimet që kemi marrë dhe mësimet që jeta na ka dhënë në vend që të ankohemi për fatin e keq dhe ta braktisim të ardhmen tonë në duart e të tjerëve. Merrni përgjegjësinë për krijimin e jetës tuaj të ëndrrave, por filloni duke pranuar realitetin tuaj aktual dhe duke u rritur nga atje.

Mos u mashtroni duke imagjinuar se dikush mund të zgjidhë problemet tuaja. Prisni më shumë nga vetja dhe më pak nga të tjerët. Sa më shumë që kërkoni për shkurtesa, aq më shumë hasni pengesa. Ju jeni lumturi, kur veproni, shpresoni, dashuroni, kur jetoni jetën tuaj duke u mbështetur tek vetja.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top