Në fokus

November 17, 2018 | 8:11

Kur prindërit tuaj nuk do të jenë më, asgjë nuk do të jetë si më parë

Kur prindërit vdesin, asgjë nuk është më si më parë. Nuk mund të jemi më fëmijë, nuk ndihemi të mbrojtur nga përqafimet e tyre, puthjet dhe fjalët e tyre inkurajuese. Duket se jeta bëhet më e vështirë sepse nuk kemi më strehën tonë. Kur prindërit nuk janë më mes nesh, ne jemi jetimë dhe kjo është e vështirë, e trishtueshme dhe e dhimbshme në çdo moshë.

Edhe nëse keni krijuar familjen tuaj, figura e prindërve tuaj është gjithmonë pranë jush ose të paktën në mendjen tuaj. Të gjithë, edhe kur rritemi, kemi atë fëmijën brenda nesh që dëshiron të mbrohet nga prindërit e tyre. Shkoni tek ata sa i keni, shkoni për të ndjerë atë dashuri të pakushtëzuar: kur ata të zhduken, nuk do të jeni më në gjendje ta bëni.

Ju kurrë nuk do të jeni gati për t’i përshëndetur përgjithmonë

Duke ditur se nuk do t’i shihni më kurrë, se nuk do të jeni në gjendje t’i përqafoni, është gjëja më e vështirë për të bërë. Të dish se nuk do jen më atje duke pritur vizitën tuaj, ndërsa jeta juaj po rrjedh. Dije se nuk do të jesh më në gjendje të gëzosh me shoqërinë.

Prindërit ju lanë trashëgiminë më të madhe.

Me sakrificat e tyre ata ju kanë bërë atë që jeni sot dhe në sajë të faktit se ju dhanë jetë, keni qenë në gjendje t’ia jepni atë fëmijëve tuaj. Askush nuk është gati të përballet me vdekjen e prindërve të tyre, edhe nëse ata kanë arritur 100 vjet. Koha e kaluar pranë njerëzve më të dashur nuk është kurrë e mjaftueshme. Vdekja e prindërve është një fatkeqësi e madhe, kurrë nuk kapërcehet plotësisht. Mund të absorbohet, të pranohet, por nuk mund të kapërcehet.

Vdekja është një ide e papranueshme dhe e konsiderojmë të padrejtë largimin e njerëzve që duan më shumë, ata që na dhanë jetën. Vdekja për shkak të natyrës mund të jetë paksa më e lehtë për t’u pranuar, edhe pse gjithmonë është e dhimbshme, por kur vdekja është për shkak të aksidentit, sëmundjes së gjatë dhe të dhimbshme ose vrasjes nga një person, është pafundësisht më e keqe .

Nuk largohen vetëm prindërit… Një pjesë e juaja shkon larg me ta

Nuk zhduket vetëm trupi i prindërve, një pjesë e juaja shkon me ta. Kujtimet e bukura, dashuria e tyre, streha jonë … gjithçka shkon larg. E mira dhe e keqja, ajo që ju pëlqeu gjithnjë e më pak, gjithçka zhduket. Dhe gjithashtu do të pranonit atë që kurrë nuk keni pëlqyer, atë që nuk keni duruar vetëm që ata të kthehen dhe t’i përqafojnë përsëri. Mungesa është aq e fortë sa që lëndon zemrën, shkakton një dhimbje të mprehtë dhe të vërtetë.

Kur kemi fatin e madh që t’i kemi ende kemi prindër, ideja e humbjes së tyre një ditë rrallë prekë mendjen tonë. Megjithatë, ajo ditë do të vijë, prandaj është e rëndësishme t’i shijoni ata për aq kohë sa janë pranë nesh. Merrni gjithë kohën e mundshme që të jeni pranë prindërve për të ndier dashurinë e tyre, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të argëtohen me gjyshërit e tyre dhe të absorbojnë vlerat dhe dashurinë e tyre.

Dashuria e gjyshërve nuk përsëritet dhe është e rëndësishme që fëmijët tuaj të mund ta gëzojnë atë për aq kohë sa prindërit tuaj janë gjallë. Një ditë mund të ndihesh fajtor për mos dhënien e një rëndësie të veçantë gjithë kësaj. Nëse keni diçka të pazgjidhur me prindërit tuaj, rregullojeni atë, ju duhet të keni një marrëdhënie të mirë dhe të përpiqeni të jeni gjithnjë të kënaqur me njëri-tjetrin.

Ndjenja e braktisjes

Është e mundshme që, kur prindërit tuaj të zhduken përgjithmonë, do të ndjeheni në njëfarë kuptimi, të braktisur. Ju duhet të tejkaloni fazat e dhimbjes për të jetuar jetën tuaj duke ruajtur përgjithmonë kujtimet e tyre në në zemrën tuaj.

Trupi i tyre shkon larg, por shpirti jo, shpirti qëndron me ju.

Mbyllni sytë dhe ndjeni energjinë e tyre, edhe nëse nuk i shihni ose nuk i dëgjoni ata. Prindërit tuaj do të jenë gjithmonë prindërit tuaj, edhe kur nuk mund të gëzoni më mbrojtjen, mbështetjen apo dashurinë e pakushtëzuar. Nëse jeni me fat që i keni akoma, gëzojini sa më shumë që të mundeni. Jini të vetëdijshëm se nuk do të jenë aty përgjithmonë.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top