Në fokus

October 26, 2020 | 8:02

Kur shtëpia e gjyshërve mbyllet…

 

Një nga momentet më të trishtueshme të jetës sonë është kur dera e gjyshërve mbyllet përgjithmonë. Kur ndodh kjo mbarojnë pasditet e lumtura me të afërmit, kushërinj, nipër, prindër, vëllezër, motra…

Nuk ka nevojë të largohesh nga shtëpia, të qëndrosh në shtëpinë e gjyshërve është ajo që çdo familje ka nevojë për të qenë e lumtur. Takimet për përvjetorë dhe festa të shënuara, aroma e gatimeve të gjyshes, shtrimi i tryezës, ëmbëlsira karakteristike…, sa herë që mendojmë: “…po sikur të ishte hera e fundit”?

Është e vështirë të pranosh që e gjithë kjo ka një afat, se një ditë gjithçka do të mbulohet me pluhur dhe të qeshurat do të jenë një kujtim i largët i kohërave mbase më të mira.

Viti kalon ndërsa ju i prisni këto momente, pa e kuptuar. Shkojmë nga të qenit fëmijë që hapin dhurata, tek të rriturit ulur në të njëjtën tryezë, duke biseduar e ritreguar para tryezës kujtimet, sepse koha e familjes kalon gjithccka bëhet më e shenjtë.

Shtëpia e gjyshërve është gjithmonë plot karrige, nuk e dini kurrë nëse ndonjë prej kushërinjve do të sjellë të dashurën e tij, sepse të gjithë janë të mirëpritur aty. Gjithmonë do të ketë kafe të gatshme ose dikush që dëshiron ta bëjë atë.

Përshëndetemi me njerëzit që kalojnë në derë, edhe nëse janë të huaj, sepse miqtë e gjyshërve tuaj janë gjithashtu miqtë tuaj.

Mbyllja e shtëpisë së gjyshërve do të thotë lamtumirë këngëve të gjyshërve dhe këshillave të tyre, parave që jua japin fshehurazi prindërve, sikur të ishte e paligjshme, të qeshurave me lot për ndonjë marrëzi, ose të qarave për dhimbjen e atyre që u larguan shumë shpejt.

Dhe, t’i thuash lamtumirë emocioneve të mbërritjes në kuzhinë dhe zbulimit të tenxhereve dhe shijimit të ushqimit të gjyshes.

%d9%86%d9%88%db%8e

Ndaj, nëse keni shansin të trokisni në derën e kësaj shtëpie dhe dikush t’jua hapë, shfrytëzoni çdo moment, sepse të kesh gjyshërit, të ulesh dhe të presësh të të puthin, është ndjenja më e madhe, më e mrekullueshme që mund të ndieni në jetë.

Shijojeni shtëpinë e gjyshërve tuaj, sepse do të vijë një kohë kur në vetminë e mureve tuaja, nëse mbyllni sytë dhe përqendroheni, mbase mund të dëgjoni jehonën e një buzëqeshjeje ose një zëri të bllokuar në kohë. Në fund të fundit, mund të them se kur t’i hapni përsëri, nostalgjia do t’ju rrëmbejë dhe do të pyesni veten: pse gjithçka kaloi kaq shpejt?

Përgatiti Orjona tresa / Burim Interneti

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top