Lifestyle

July 11, 2018 | 10:31

Kur sporti të frymëzon emocionalisht, ja 10 shprehjet e bomberit Ronaldo

Cristiano Ronaldo gjithmonë ka dëshirë të flasë. Dhe jo pak. Këto janë 10 frazat e tij si lojtar i “Realit të Madridit” që bënë xhiro në mbarë botën.

“Mendoj se njerëzit më fërshëllejnë sepse jam i pasur, simpatik dhe një lojtar i madh. Njerëzit janë ziliqarë, nuk kam çfarë të them tjetër”.

Cristiano Ronaldo pas fërshëllimave të tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu” gjatë një ndeshjeje të Champions League në 2011.

“Ishte diçka e këndshme të luaje me ‘Realin e Madridit’”.

Cristiano Ronaldo pas fitimit të Champions League të fundit.

“Më bezdis ajo që thuhet se Cristiano ka ulur performancën dhe ky është shkaku sipas tyre pse “Madridi” humbi. Nëse të gjithë do kishin nivelin tim, ndoshta ne do të ishim të parët”.

Cristiano Ronaldo pas humbjes së derbit ndaj “Atletikos” në “Bernabeu” në vitin 2016.

“Jam pak i trishtuar. Kjo është arsyeja pse nuk festoj për golat që shënoj. Nuk jam i lumtur, pjesëtarët e klubit e dinë mirë për çfarë e kam fjalën”.

Cristiano Ronaldo në 2012.

“Ekipit i vë notën 9 dhe vetes 10”.

Cristiano Ronaldo në një intervistë për “Marca” në 2012.

“Cili është golashënuesi më i mirë këtë sezon? Ndoshta Champions League duhet ta ndryshojë emrin e të quhet ‘CR7 Champions League’”.

Cristiano Ronaldo pas fitimit të titullit të fundit të Champions League.

“Unë jam lojtari më i kërkuar në internet, të gjitha faqet kryesore flasin për CR Ronaldo. Kur Xavi flet për mua ai përpiqet të bëjë për vete publikun. Ai mund të ketë fituar gjithçka, por jo Topin e Artë. Ndërkohë unë kam 3 të tillë. Kurse ai po luan në Katar…”

Cristiano Ronaldo i përgjigjet Xavi Hernandes në 2016.

“Drekat, puthjet e përqafimet nuk vlejnë për asgjë. Unë me “Manchester United” fitova Champions League dhe nuk u shoqërova as me Ferdinand, Giggs apo Scholes. Unë nuk kam nevojë të darkoj me Benzema, apo të ftoj Bale në shtëpinë time”.

Cristiano Ronaldo duke folur për rrjetin “MSN”.

“Dashuria juaj më bën më të fortë, urrejtja juaj më bën të pandalshëm”.

Mesazh i Ronaldos në “Instagram” në 2015.

“Jam i bindur që nëse ju pëlqen futbolli, atëherë më pëlqeni edhe mua”.

Cristiano Ronaldo në një intervistë.

 

Burimi / ata.gov.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com