Lotët shpesh përjetohen si armiq, diçka për t’u mbajtur ose fshehur, të shoqëruara me dhimbje. Megjithatë, janë shprehje e një emocioni, dhe është e natyrshme të shprehim veten kur dikush është i trishtuar.
Megjithatë, shpesh lotët shihen si një shenjë dobësie, veçanërisht për burrat, të edukuar që të vegjël për të ruajtur apo fshehur dobësinë e tyre.
Kur lexova për mënyrën se si janë formuar perlat brenda midhjeve, mendova për kuptimin e tyre. Secila prej tyre është rezultat i një shtresëzimi të nënës perlë, që midhja çliron për të mbrojtur veten ndaj sulmeve apo hyrjes së trupave të huaj.
Ato mund të përshkruhen si lotët që prodhojnë molusqet pas një ngjarjeje traumatike. Ajo që përfaqëson një moment negativ, mund të bëhet diçka e çmuar, unike dhe e papërsëritshme, sepse për formimin e saj çdo margaritar është i ndryshëm nga një tjetër dhe kjo rrit vlerën e saj.
Frika nga dhimbja
Vetëm kur mund të shprehet, ka mundësinë ta bëjë të çmuar një dhimbje.
Vetëm kur të pranohet trishtimi brenda vetë jetës, mund të kapen të gjitha rastet, të cilat në të kundërt nuk do të mund të shiheshin. Duke vazhduar së shmanguri emocionet negative, hiqni dorë nga një pjesë e vetes. Nëse midhja nuk do të mund të qante, ajo nuk do të mbijetonte, dhe do të hiqte dorë nga mundësia e transformimit të dhimbjes në diçka tjetër.
Të gjithë, nëse mund të zgjedhim, do të shmangnim përjetimin e momenteve negative apo sprovave të vështira, por në momentin që ndodh, në një mënyrë apo në një tjetër, duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur, kjo nuk e kapërcen atë. Mohimi i ndjenjave nuk i bën ato të zhduken, ato vetëm shtyhen ose maskohen, por kjo rrezikon ta rëndojë situatën sepse krijon vetëm konfuzion.
Si ta transformojmë dhimbjen në mundësi
Në momentin kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron dhe je duke përjetuar një moment negativ, mund të vendosni nëse duhet ta pranoni apo jo. Nuk është një proces i thjeshtë ose i menjëhershëm, pasi çdo përpunim kërkon një kohë të domosdoshme që përfshin faza të ndryshme. Kalimi nga një fazë në tjetrin mund të bllokohet në momentin kur nuk pajtoheni t’i jetoni këto emocione negative.
Përkundrazi, kur këto ndjenja janë të njohura, efekti nuk duhet të jetë që t’i lini të shkojnë plotësisht në dhimbje, duke u ndjerë të mbingarkuar.
Vështirësia në menaxhimin e emocioneve qëndron në idenë se ato janë një fakt tërësisht intim, që nuk duhet ta shfaqim hapur. Nëse ekziston frika e shprehjes së zemërimit, rrezikohet të akumulohet dhe shpërthejë. Trishtimi jo i shprehur bëhet si një helm që tenton të helmojë gjithçka me të cilën vihet në kontakt. Edhe gëzimi kur nuk është i jashtëm konsumohet ngadalë, duke tharë tokën përreth.
Çdo gjë ka nevojë për ushqimin e duhur për të jetuar. Dhimbja nuk duhet të ushqehet, por duhet gjithashtu të trajtohet me kujdes, përndryshe infiltron çdo aspekt të jetës.
Në momentin që kujdesesh për dhimbjen tënde, gjithashtu kujdesesh edhe për veten. Kjo kërkon kohë, ndoshta duhet të ndaloni, reflektoni për atë që po bëni dhe ku doni të shkoni. Ndaj kjo gjë duhet të bëhet një mundësi për t’u afruar më shumë me veten, gjë që duhet ta dëshironi vërtet për ta arritur. Shpesh e lëmë veten të largohemi nga ngjarjet dhe rrallëherë pyesim veten nëse ajo që po bëjmë është vërtet e mirë për ne.
Historia juaj është diçka unike, e cila është e ndërtuar me çdo lloj emocioni dhe përvoje, shpesh janë ato më të vështirat që i duhet dhënë më shumë rëndësi, siç nënvizohet në një artikull tjetër mbi “plagët” e arta:
“Kur japonezët riparojnë një objekt të thyer, e vlerësojnë atë, duke e përmirësuar dhe plotësuar nga jashtë, e duke i dhënë atij një pamje të re përmes plasaritjeve të çmuara. Çdo pjesë e riparuar në përputhje me objektin, është unike dhe e papërsëritshme në sajë të “plagëve” të saj dhe parregullsive të dekoracioneve që formohen. Objekti atëherë bëhet edhe më i vlefshëm falë plagëve të tij, sepse japonezët besojnë se kur diçka ka marrë një plagë dhe ka një histori, ajo bëhet më e bukur, madje edhe më e çmuar, si në aspektin estetik ashtu edhe në brendësi. Kjo teknikë quhet “Kintsugi”, që do të thotë, riparim me ar.
Dhimbja mund të shndërrohet në diçka të vlefshme nëse mësoni të kujdeseni për të.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.