Mirëqenie

September 22, 2018 | 8:15

‘Kura e gjelbër’ kundër stresit dhe depresionit

Një studim i fundit i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara tregoi se hapësirat e gjelbra janë të dobishme për shëndetin psiko-emocional. Mjafton shikimi i sipërfaqeve të gjelbëruara për të zvogëluar akumulimin e stresit dhe për t’ju rikthyer në humor të mirë.

Stresi dhe depresioni, si ndikon një mjedis i gjelbër?

Hulumtuesit, përmes testeve specifike, kanë matur gjendjen e shëndetit mendor të qytetarëve të Filadelfias para dhe pas transformimit në zona të gjelbra të disa pjesëve të braktisura në afërsi të shtëpive të tyre. 541 personat në të cilat është kryer studimi u përzgjodhën rastësisht dhe më pas u ndanë në tre grupe. Në një nga tre grupet ambienti ka mbetur siç ishte (në një gjendje të degradimit), grupi i dytë ka qenë i pastruar nga mbeturinat, ndërsa në të tretin, ambienti është transformuar duke mbjellë më shumë pemë, dhe duke u organizuar estetikisht më bukur.

Krahasimi i gjendjes psikologjike të banorëve para dhe pas rregullimit të lagjeve tregon se ka një rënie të konsiderueshme të depresionit tek personat që jetojnë pranë zonave të gjelbëruara.

Jo vetëm kaq, por gjelbërimi ka një efekt pozitiv në reduktimin e krimit dhe episodeve të dhunës në lagje.

Një tjetër këshillë që vjen nga ekspertët është të ecni zbathur në bar, kryesisht në mëngjes. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top