Gabimi që bëjmë pothuajse të gjithë është se përpiqemi t’i shpëtojmë dhimbjes para se ta kuptojmë. E quajmë simptomë, e diagnostikojmë, e shndërrojmë në diçka që “duhet të zhduket”. Dhe kështu, në vend që të zvogëlohet, ajo zë rrënjë. Dhimbja vazhdon jo sepse është e fortë, por sepse nuk i është dhënë hapësirë.

Ndryshimi nuk vjen kur thua “E kalova”, por kur mund të durosh të thuash: “Kjo dhemb dhe unë jam ende këtu”. Atje ndodh ndryshimi. Jo në mendje. Në trup. Në frymëmarrjen që nuk e ndal. Në emocionin që nuk e shpjegon për ta shmangur. Dhimbja, kur nuk e braktis, ndryshon rol. Nga kërcënim në mesazh. Nga kaos në informacion.
Dhe pastaj ndodh diçka paradoksale…, nuk ka më nevojë të zhduket që të jetosh. Mund të ekzistojë, pa të përcaktuar ty. Kjo është ajo që do të thotë Rumi. Jo se dhimbja “shëron”. Por se marrëdhënia juaj me të është shërimi. Sepse ajo që durohet, transformohet. Dhe ajo që shmanget, sundohet…!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

