Mirëqenie

November 12, 2018 | 11:16

Kurat natyrale për trajtimin e plagëve të etheve (herpes)

A kanë fëmijët tuaj plagë në zgavrën e gojës? Ka disa kura natyrale për trajtimin e këtyre gjendjeve të bezdisshme.

Plagët e etheve janë ulcera të dhimbshme që krijohen brenda zgavrës së gojës për shkak të këputjeve mukozale. Ato janë të bezdisshme, shkaktojnë djegie dhe kruajtje. Ato kanë një formë jo të rregullt, janë të verdha ose të bardha dhe duan kohë që të shërohen, midis 7 dhe 20 ditë. Ato janë të zakonshme në mesin e fëmijëve dhe zakonisht shfaqen në brendësi të buzëve, por edhe në qiellëz dhe gjuhë. 

Shkaktar të mundshëm të tyre janë dhe dobësitë e sistemit imunitar, ndryshimet hormonale, reaksionet alergjike si dhe stresi. Dielli është receta më efektive për t’i bërë ato të zhduken. Këtu janë recetat natyrore kundër këtyre plagëve.

Mjalti – Mjalti është një produkt i përsosur për të luftuar plagët e etheve në sajë të vlerave të tij antimikrobike. Duhet tharë zona e prekur me një leckë dhe menjëherë hidhni disa pika mjaltë në mes të plagës.

Salvia– Salvia është përdorur gjerësisht për të trajtuar plagët e lëkurës. Për ta përdorur atë duhet të përgatitni një infuzion me gjethe të thata. Pas filtrimit dhe ftohjes, duhet të përdoret për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.

Ujë i oksigjenuar – Për të qenë efektiv ndaj plagëve të etheve, uji i oksigjenuar duhet të jetë i holluar me ujë të pijshëm para se të përdoret për të shpëlarë gojën 3 herë në ditë. Është një ilaç i bezdisshëm, por shumë efektiv. Më “trimat” përdorin një copë pambuku të lyer me këtë dhe e aplikojnë direkt në plagë. Në fillim djeg pak, por funksionon në mënyrë të përkryer.

Uji me kripë – Zgjedhja e ujit me kripë të trashë është ideale për trajtimin e këtyre plagëve. Vetëm përziejini me njëri-tjetrin këto përbërës dhe piheni. Në fillim zona që do të trajtohet do të dhemb pak, por përmes këtij trajtimi, plaga do të zhduket më shpejt.

Aloe vera – Vetitë e aloe verës janë të pafundme. Një nga gjethet e saj mund të pritet në drejtimin gjatësor dhe të vendoset direkt në plagë. Është një ilaç që redukton dhimbjen në çast.

Majaja e birrës – Majaja e birrës redukton sasinë e baktereve që shtrihen në gojë. Ju duhet të përzieni një lugë çaji maja me ujë derisa të merrni një paste. Kjo duhet të lihet në plagë për sa kohë të jetë e mundur dhe pastaj ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Fara  Grapefruit – Grejpfrut është një frut shumë antiseptik: thjesht pini lëngun e tij për të trajtuar plagët e etheve në mënyrën më të mirë. Ekstrakti i farës së grejpfrut mund të blihet lehtë në mjekësinë bimore.

Sodë buke – Soda e bukës është e famshme për vlerat e saj të dobishme. Ajo është efektive kundër baktereve dhe viruseve dhe mund të përdoret e tretur në ujë për të bërë shpëlarje ditore. Rezultati do të jetë i pabesueshëm.

Uthull molle – Uthulla e mollës ka vlera të ngjashme me ato të sodës. Vetëm përziejeni me ujë të vakët para se të bëni shpëlarje dhe do të ketë efekte të pabesueshme kundër plagëve të etheve.

 

Burimi / donna.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top