Pika referimi

November 4, 2020 | 8:34

Kureshtar ky virus… u ka marrë vëmendjen të gjitha sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse

Një shënim grotesk mbi koronavirusin i postuar në rrjetet sociale.  

fighting-coronavirus-concept

Ky koronavirus është me të vërtetë ekspert, rregullon kohën, menaxhon stinët, vendos afate kohore!

Nga maji deri në shtator ai shkoi me pushime… tani është kthyer, bën jetë nate… shkon në palestër dhe luan futboll! … futboll, nga ai profesionist… jo…!

Koronavirusi udhëton në këmbë ose me makinë, por nuk shkon me tren, me autobus, me metro, apo edhe me aeroplan. Ai shkon në bare dhe restorante, ngrihet në këmbë… por nëse ulesh, nuk të infekton… fluturon lart…!

Është shumë i zgjuar… shkon në dasma dhe festa… madje hyn në shtëpi në festa private… por shmang të shkojë në shkollë… nuk i pëlqen… lëre pastaj nëse shkoni në zyrën e taksave ose në bankë…!

Është një virus që di të bëjë financa, nuk paguan pushimet nga puna, por siguron pensione vjetore dhe pensione të arta… ato po … për më nevojtarët…!

Është shumë i rrezikshëm për të moshuarit dhe të sëmurët… por i njeh peshqit e mëdhenj, nëse i prek nuk i vret… përkundrazi… bën fushatë elektorale për ta… !!!

Është sektorial… ndëshkon numrat e Tvsh-së, prek grupet më të dobëta, por mbështet dhe mbron lobet dhe fuqitë e forta…!

Është gjithashtu edhe pak tradhtar, ju lejon të vdisni vetëm, pa dashuri, pa rehati, pa mëshirë…!

Dhe për ta përmbyllur, koronavirusi është gjithashtu një ekzibicionist… i ka marrë vendin kancerit, sulmeve në zemër… dhe gjithashtu të gjitha sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse…!!!

Tani vdesim vetëm me dëshirën e tij… !!!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top