FB

December 28, 2021 | 8:38

Kuriozitet / Histori e shkurtër e letrës higjienike. Cilët janë pionerët e pastërtisë intime?

 

Nga Focus

Përktheu Adela Kolea

 

Të paktën në Perëndim, historia e letrës higjienike nuk është edhe aq antike. Do të duhej të pritej fundi i ‘800-ës për të pasur letër higjienike të mirëfilltë. Por, le të shkojmë me radhë, duke nisur që nga njerëzit primitivë.

Pasi kishte përdorur “wc”-në, d.m.th një gropë, e hapur në një shkëmb të sheshtë, njeriu primitiv shkonte direkt të lahej në përroin më të afërt. Por, historianët nuk saktësojnë sesi ia bënin ata në mes të dimrit e acarit. Ndoshta, përdornin gjethe apo gurë të sheshtë, të lëmuar.

0

➡Egjiptianët pastroheshin me rërë të përzier me vajra të parfumosur.

Arabët, për t’u pastruar përdornin dorën e majtë, ndaj sot për ta përbën fyerje t’u ofrosh diçka me dorën e majtë, të konsideruar si të papastër. Në historitë e popujve zakonisht dihet më tepër se ç’tipologji “wc”-je përdornin por, dihet më pak sesi ia bënin më pas për pastrim e higjienë.

 

➡Pionierë të pastërtisë intime mbeten gjithsesi, orientalët. 

Shfaqja e parë e letrës higjienike bëhet në shek. XIV në Kinën e perandorit Zhu Yuanzhang. Por, fatkeqësisht u desh për perëndimorët, edhe një gjysmë mijëvjeçari, derisa ata të braktisnin gjethe, copa stofrash, lëmshe leshi apo copa gazete, për  trajtimin e kësaj zone intime të trupit.

 

➡Copëza apo letra të “pashqiptueshme”.

Në Galateon e tij më 1558, imzot Della Casa, përmend si shembull papastërtie, të gjitha copat e varura nëpër wc. Dhe që dy shekuj më parë, nëpër institute ekleziastike apo manastire përdoreshin për higjienën personale, copa të prera nga veshjet e vjetra të priftërinjve.

Për letër higjienike të mirëfilltë nisi të flitej me shumë përmbajtje e rezervim në ‘700-ën dhe në mbajtësen me përdorim të dyfishtë të erashkave të zonjave, kishte gjithnjë të fshehur disa copëza letre higjienike. Në ‘700-ën pastaj nisën edhe gazetat dhe njihet përdorimi i tyre i dyfishtë, madje deri para pak dhjetëvjeçarësh.

3

➡Gjeni apo sharlatan?

Në hulumtimin e tij “Bum Fodder: “An absorbing history of toilet paper”, Richard Smyth rrëfen se shpikësi i letrës higjienike qe qytetari nga New York-u, Joseph C. Gayetty. Ky shpikës “bamirës”, risinë që solli për higjienën personale, ia prezantoi amerikanëve më 1850-ën.

Ndërkohë që, revista presitigjioze amerikane, “Scientific American”, shkruante për shpikjen e tij me terma lëvdues të tipit, “zbulim madhështor e i pakrahasueshëm”, komuniteti i mjekëve e shihte me shpërfillje arritjen e këtij sipërmarrësi, për faktin se ai pohonte që letra higjienike e shpikur prej tij e që ai e pati emërtuar  “Medicated Paper”, ndikonte në parandalimin e hemorroideve, të shkaktuara nga boja e shtypit, që lëshonin gazetat, të përdorura deri asokohe.

2Faktikisht, kritikuesit nuk ishin tërësisht në gabim, pasi edhe me zbulimin e letrës higjienike, hemorroidet nuk u eliminuan por, sidoqoftë, e ashtuquajtura letër, “Medicated Paper” korri sukses të madh te konsumatorët dhe mbushi raftet e pikave të shitjeve amerikane.

Kjo letër ishte e konfeksionuar në pako në formë drejtkëndëshe, me shirita, ku mbi secilin qe stampuar mbishkrimi: “Është delikate si një kartmonedhë dhe e qendrueshme si një fletë shënimesh.”

 

➡”E pabesueshme! Pa cifla!”

Që këtu pra, deri në prodhimin masiv, hapi qe i shkurtër. Shumë firma amerikane prodhuan imitimet e letrës së Joseph C. Gayetty. Natyrisht, si epokë ajo qe ende larg nga komforti i rrotullameve të letrës higjienike me 2-3-4 shtresa si sot por, e përshkruanin e lartësonin si slogani i firmës “Northern Tissue” më 1930-ën: “Pa cifla” më në fund, në kuptimin që, të paktën ishte diçka e butë e jo më e ashpër.

Faktikisht, rrotullamet e letrës higjienike patën dalë më 1879-ën si prodhimtari masive në SHBA nga firma “Scott Paper Company.” Letra higjienike me 2 shtresa dhe më e lehtë për t’u shkrirë në wc, u shfaq në Amerikë më 1942.

5

Në Evropë dhe në Itali, letra higjienike u konsiderua si një luks i mirëfilltë deri në fillim të ‘900-ës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top