Nga Focus / Përktheu e përshtati Adela Kolea
Karta e identitetit u shpik nga një fotograf skocez më 1876-ën. Por, që para 4.000 vjetësh përdoreshin blloqe prej balte, mbi të cilët shënoheshin të dhënat anagrafike të personave me simbole kuneiformë. Shembulli i parë i kartës së identitetit njihet si përkatës i epokës “fund i mijëvjeçarit të dytë para Krishtit.”
Saktësisht bëhej fjalë për pllaka balte me gdhendje simbolesh kuneiforme, që shprehnin të dhënat identitare mbi personin.
Si pararendës mbi këtë përdorim të “kartës” së përcaktuar për epokën shquhen Asirët, me popullsi etnish të përziera brenda perandorisë dhe pas shekujsh të tërë, në Perandorinë Romane, i njëjti aplikim do të verifikohej po ashtu.
➡Në Perandorinë Romane, për të deklaruar “jam qytetar roman”, kishte dy mënyra:
-Një vetëdeklarim verbal, i cili bazohej mbi shqiptimin me zë të shprehjes:
“Civis Romanus sum” – “Jam qytetar roman”, megjithëse romanët ishin të rreptë e pretendonin që kush shqiptonte këtë “shprehje – formulë”, të zotëronte një latinishte të mirë dhe të vishej në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e meritonte një qytetar roman.
-Ndërsa mënyra tjetër konsistonte në lindjen e disa të ashtuquajturave “diploma”, ose më mirë, tesera prej bronzi, mbi të cilat shënohej kryesisht e duke i dhënë përparësi, nënshtetësia që kishin marrë ushtarët e huaj, që bëheshin pjesë e ushtrisë së Romës.
Ndërkohë, përtej ushtarakëve, emrat e civilëve ishin të regjistruar në blloqe druri ose bronzi e ruheshin në arkivin vendas.
➡”Leja e qarkullimit” lëshuar në Mesjetë.
Bëhej fjalë për një pararendës të pasaportave, me të dhënat e personit, quhej “Guidaticum” dhe konsiderohej një tip “patente” ose “garancie” – jo e përhershme por, e përkohshme – që u lëshohej personave që spostoheshin nga një vend në tjetrin për tregti kryesisht, apo qëllime të ndryshme pune. Këto dokumente i përkasin shekullit XIII dhe përmbanin emrin e personit. Me vlefshmëri të përkohshme dhe të kufizuar mbi hapësirën lokale gjeografike ku personi do të zhvendosej.
➡Shembulli TURK.
Struktura e parë shtetërore, e cila vuri në përdorim kartën e identitetit njëlloj e pa dallime për të gjithë personat – jo më vetëm tregtarët e udhëtarët d.m.th – qe Perandoria Osmane, me urdhër të sulltan Mahmudit II.
U desh mjaft kohë që kjo praktikë të aplikohej nga shtetet e tjera por, si “flamurtar” i nisjes së konceptit “kartë identiteti”, që në fillim të ‘900-ës do të perfeksionohej edhe më tej, më 1876-ën paraprakisht u bë fotografi skocez i quajtur William Notman.
Ky fotograf, me rastin e organizimit të një ekspozite universale në Filadelfia, shpiku për herë të parë një dokument identitar personal, i cili përmbante tashmë jo vetëm të dhënat e personit por, akoma më e veçantë, edhe një fotografi personale.
Dhe ky dokument identitar pajiste si ekipin organizues të ekspozitës, po ashtu edhe çdo vizitor.
➡Karta e identitetit në ITALI.
Në fillim të shekullit XX, modeli i dokumentit me foto të bashkëngjitur ndaj të dhënave personale, do të përdorej tashmë nga qeveritë e gjithë botës. Të parët që e konkretizuan me tempizëm aplikimin e pasaportës së detyrueshme me foto qenë britanikët më 1915.
Në Itali, karta e identitetit hyri më 1931.
Ndërsa pasaporta, në Itali hyri më 1946, viti i lindjes së Republikës italiane.
Por, faktikisht në Itali, edhe gjatë monarkisë ekzistonte një pasaportë e posaçme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.