Nga Focus
Përktheu Adela Kolea
Paraprakisht, për të llogaritur sasinë e rrushit që nevojitet për të përfituar një shishe verë, duhet shqyrtuar “pse” kapaciteti i zakonshëm i një shisheje verë përkon me 75 cl?!
Një shishe verë 0,75 litra kërkon për t’u përgatitur mesatarisht 1,2 kg rrush.
Prej këtu, mbi “pse”-në e këtij kapaciteti numerik shisheje – 0,75 litra – ekzistojnë disa teori të ndryshme.
Teoria e parë është e natyrës thjesht fizike dhe ka të bëjë me aftësinë e përcaktuar të mushkërive, që lidhet pikërisht me këtë masë, të artizanëve qelqpunues, që në antikitet “frynin” qelqin dhe me një të fryrë të tillë të vetme, ata përgatisnin një shishe qelqi menjëherë, me këtë kapacitet pra e jo më shumë.
Teoria e dytë është e natyrës tregtare.
Anglezët, që ende sot si njësi matëse të lëngjeve përdorin “gallonin” – Galloni është njësi matëse e vëllimit të substancave të lëngshme, e përdorur në vendet anglosaksone – në lidhje me taksat e portit dhe kostos së transportit, konsideronin se një arkë vere mund të mbante deri në 2 gallon dhe secila arkë mund të mbante deri në 12 shishe.
1 gallon përkon me 4,5 litra; 2 gallon janë 9 litra, të ndara arkat pra, në 12 shishe me vëllim 0,75 litra secila.
Sipas një teorie tjetër, kjo njësi matëse përdoret pasi, në një shishe vere prej 0,75 litra, qëndrojnë plot 6 gota nga 125 ml, gotat klasike të pijetoreve.
Në këtë mënyrë, pronarëve të pijetoreve u lehtësohej përllogaritja në bazë të gotave, se sa shishe verë u nevojiteshin për një numër të përcaktuar klientësh.
Ndërsa, rëndësia e qelqit për mbajtjen e verës, u shfaq në shekullin XVIII, kur u kuptuan domethënia e vlerësimi i ruajtjes së verës në këtë material shisheje.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.