FB

September 27, 2024 | 7:30

Kush dominohet nga ndjenja e tepruar e xhelozisë vuan dhe bën të vuajë edhe partnerin. Si të shpëtojmë prej saj?

Kush dominohet nga ndjenja e tepruar e xhelozisë vuan dhe bën të vuajë edhe partnerin, ndaj për këtë arsye kërkon që të çlirohet nga kjo ndjenjë.

xhelozia

1) Rindërtoni vlerësimin për veten

Mendimi se mund të të tradhtojnë, provokon ose shton ndjenjën e pamjaftueshmërisë dhe pasigurisë. Ndaj, duhet t’ia dilni të gjeni ekuilibrin përtej kushteve negative. Është e rëndësishme të përqendroheni te cilësitë dhe vlerat që keni, për të forcuar vetëvlerësimin dhe për t’i mbajtur nën kontroll ndjenjat.

 

2) Kujdesuni për veten

Për të filluar këtë vlerësim për veten është mirë të veproni, bëni diçka për t’u ndierë mirë. Mund t’i dedikoni kohë kujdesit për trupin dhe kështu evitoni ta lini veten pas dore. Është hapi i parë drejt mirëqenies në përgjithësi dhe jo vetëm asaj fizike. Por nuk duhet të keni si pikë referimi dhe qëllimi karakteristikat e rivales, pasi duke vepruar kështu do të fshini menjëherë benefitet që keni përfituar deri më tani.

 

3) Injoroni rivalen

Nuk është e nevojshme ta ndiqni partnerin në vendet që frekuenton, edhe me femrën që mendohet se ka një marrëdhënie të fshehtë. Në këtë mënyrë do të nxisni një mekanizëm dhe partneri nuk do të ndihet i tërhequr nga ju, por nga gjithçka që e lidh me të dashurën sekrete. Veç kësaj do të jetoni me shpresë-frikë se mos e gjeni partnerin me të dashurën. Të largohesh edhe fizikisht nga mendimi obsesiv, ju lejon ta rifitoni me kthjelltësinë dhe qetësinë e nevojshme, në mënyrë që të kontrolloni xhelozinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top