FB

November 8, 2021 | 8:15

Kush e bën më herët pemën e Krishtlindjes është një person më i lumtur

Sipas ekspertëve, dekorimet e Krishtlindjeve janë të lidhura me emocionet e fëmijërisë, ndaj vendosja e tyre paraprakisht rrit entuziazmin, duke na bërë më të lumtur.

1

Ka nga ata që sipas traditës nuk e bëjnë pemën e Krishtlindjes para datës 8 dhjetor. Por ka edhe nga ata që tashmë në muajin nëntor kanë vendosur në shtëpi drita, topa dhe dekorime. Të njëjtët njerëz janë edhe më të lumtur, siç zbuloi psikoanalisti britanik Steve McKeown, i cili pasi bëri disa kërkime, dha një intervistë në faqen Nxsttv.com, duke përshkruar rezultatet e studimeve të tij.

McKeown argumenton se dekorimet e Krishtlindjeve janë të lidhura me emocionet e fëmijërisë, kështu që ata që dekorojnë shtëpinë paraprakisht priren t’i ngjallin këto ndjenja, duke i bërë ata më të lumtur. “Në një botë plot stres dhe ankth – shpjegon eksperti – njerëzve u pëlqen të shoqërohen me gjëra që i bëjnë të lumtur. Dhe dekorimet e Krishtlindjeve heqin pluhurin nga ato ndjenja të forta të fëmijërisë”. Dekorimet e Krishtlindjeve, thekson McKeown, janë “një spirancë ose një rrugë drejt emocioneve të fëmijërisë. Pra, vendosja e zbukurimeve më herët rrit entuziazmin”.

McKeown beson gjithashtu se dekorimi i shtëpisë për pushime është gjithashtu një mënyrë për të kompensuar mangësitë e së kaluarës, veçanërisht për ata që nuk kishin një familje të bashkuar dhe ndoshta sot arritën të bënin të tyren. Ose thjesht sepse dikur kanë pasur probleme ekonomike dhe ishte e vështirë të shijoje gëzimin e Krishtlindjes. “Megjithëse mund të ketë një sërë arsyesh simptomatike pas fiksimit me dekorimet e Krishtlindjeve, në shumicën e rasteve ka arsye nostalgjike bazë: rijetimi i magjisë ose kompensimi i neglizhencës së së kaluarës”, shtoi McKeown.

Gjithçka që na nevojitet është një lidhje e vogël, si ylli që keni vendosur në pemën tuaj të Krishtlindjes ose një traditë vjetore familjare, për të na rikthyer në ato kujtime të lumtura.”

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top