
- Vetmia
Hulumtimet kanë treguar sesi njerëzit të cilët nuk kanë jetë aktive shoqërore dhe shumë rrallë kalojnë kohën me miq apo me kolegë, sëmuren më shpesh nga virozat dhe sëmundjet bakteriale, në dallim nga ata që janë më aktivë në aspektin shoqëror.
Ilaçi: Mos lejoni që orari i ngarkuar i punës të ndikojë në jetën tuaj sociale. Shoqërohuni me kolegët në kafe dhe mos i shtyni anganzhimet me miqtë.
-

Anila Kalleshi
DietologeNetët pa gjumë
Shembulli me i mire janë studentët të cilët mësojnë gjatë natës dhe kapërcejnë gjumin e domosdoshëm dhe shpesh sëmuren nga virozat sezonale. Gjumi i keq dhe i pamjaftueshëm është i lidhur ngushtë me rënien e imunitetit, sepse organizmi i tillë është i dobësuar dhe i lodhur dhe vështirë lufton me bakteret dhe viruset.
Ilaçi: Personi i rritur duhet të kalojë 7 deri 9 orë gjumë të pandërprerë dhe atë çdo natë.
- Pesimizmi
Është dëshmuar sesi pesimistët, respektivisht personat të cilët në gjithçka shohin vetëm negativisht, sëmuren më shpesh nga gripi, ftohjet dhe alergjitë e ndryshme. Arsyeja pjesërisht qëndron edhe në kujdesin e tyre për shendetin dhe trupin, por edhe në energjinë e cila është faktor shumë i rëndësishëm i mënyres kualitative të jetesës. Mënyra pozitive e të menduarit është më pak stresuese, dhe të gjithe e dimë mirë sesi stresi na bën keq.
Ilaçi: Përpiquni që çdo ditë të gjeni diçka që ju gëzon, pavaresisht asaj që ju duket e parëndësishme. Në fund të ditës tregojani partnerit ose familjes përvojat pozitive. Qeshni sa më shume të jetë e mundur.
- Ushqimi i keq
Nuk kemi nevojë të theksojmë veçanërisht sesa shumë ndikon në imunitetin dhe shëndetin tonë ushqimin që e fusim në organizëm. Po keshtu personat që kapërcejnë mëngjesin dhe rrinë të uritur janë më të prirë ndaj sëmundjeve nga viruset dhe infeksionet sezonale.
Ilaçi: Ushqimi të cilin e konsumoni në organizëm le të jetë më i shumëllojshëm dhe shumëngjyrësh. Mos kaperceni mëngjesin, reduktoni konsumimin e sheqerit dhe kripës.
- Koha e lirë
Aktiviteti fizik është i lidhur ngushte me shëndetin. Personat që nuk ushtrojnë janë më të prirë ndaj ftohjeve dhe virozave. Hulumtimi i kryer në disa kompani ka treguar sesi personat aktivë përdorin shumë më pak pushime mjekësore sesa ata që nuk ushtrojnë aspak.
Ilaçi: Vetem 30 minuta ushtrime aerobie forcojnë qarkullimin dhe shpejtojnë imunitetin. Shfrytëzoni ditën me diell për shetitje, vozitje me biçiklete ose vrapim dhe do të bëni diçka të mirë për shëndetin tuaj.
- Antibiotikët
Edhe pse funksioni i tyre është për ta ndihmuar imunitetin në luftën kundër inflamacioneve, përdorimi i shpeshte dhe i tepruar i antibiotikëve jep efekt të kundërt. Ilaçet e tilla stopojnë mekanizmin mbrojtës natyral, prandaj pas shërimit trupi juaj ka nevojë të kthehet në gjendje normale dhe atëherë është më së shumti i ndjeshëm.
Ilaçi: Antibiotikeët përdorni vetëm për infeksione bakteriale, përdorni menjëherë dhe i pini deri në fund. Mos i përdorni si preventivë, përpos nëse mjeku ka thënë ndryshe dhe asnjëherë pa u konsultuar me mjekun.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

