FB

January 22, 2022 | 8:32

Kush është komediania që i shpëtoi jetën, Sia tregon si iu rikthye rehabilitimit pas reagimeve të ashpra ndaj filmit të saj “Music”

Këngëtarja e mirënjohur australiane Sia zbuloi se reagimi pas zgjedhjeve të saj në debutimin si regjisore në filmin “Music”, ka qenë tejet i ashpër. Ajo tha se kjo situatë e bëri të luftonte me shëndetin e saj mendor dhe si rezultat iu desh të hynte në rehabilitim.

1

Këngëtarja u përball me kritika nga disa avokatë për përshkrimin e saj të çrregullimit të spektrit autik si dhe për rolin e balerinës Maddie Ziegler, e cila nuk është me spektër, për të luajtur Music Gamble, një vajzë adoleshente joverbale autike, në film. Sia dhe Ziegler janë bashkëpunëtorë të vjetër që kanë punuar së bashku në “Chandelier” dhe “Elastic Heart”.

Filmi mori një sërë nominimesh për Golden Globe në shkurt të vitit 2021, por edhe kritika të ashpra. Sia tha se ishte thellësisht e prekur nga reagimi dhe kërkoi falje në rrjetet sociale në atë kohë.

Sia zbuloi se ishte Kathy Griffin ajo që e ndihmoi, pasi u përball me krizën e saj mediatike në vitin 2017.

Në një profil të ri në New York Times të Griffin, Sia vlerësoi komedianen që i shpëtoi jetën.

“Doja të vetëvritesha, m’u rikthye, ndaj shkova në rehabilitim”, tha këngëtarja. “Ajo më shpëtoi jetën”.

Këngëtarja australiane shtoi se Griffin e ftoi për darkë në një restorant paparacësh në Hollywood nëntorin e kaluar, ku të dy mund të fotografoheshin së bashku dhe të krijonin një zhurmë pozitive.

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi CNN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top