FB

December 1, 2021 | 8:35

Kush i përdori për herë të parë simbolet emoticon, kur dhe ku?

Nga Adela Kolea, gazetare

 

“Fytyrat” e stilizuara – të vizatuara – u shfaqën për herë të parë në një revistë satirike amerikane në fund të ‘800-ës. Revista quhej “Puck” dhe fytyrat e stilizuara, duke kombinuar shenja pikësimi (kllapa; presje; pika; pikëpresje etj…), për të shprehur emocione u shfaqën në faqet e saj në 1881-shin.

Kllapa dhe shenja pikësimi “folëse” qenë prezantuar si shembuj arti tipografik. Ato digjitale, simbolet emoticon debutuan një shekull më vonë.

02

Përdoren, nga kush më shumë e kush më pak, kush s’i përdor fare;

kush i përdor në mënyrë të gabuar apo me personin e gabuar,

“EMOTICON”, nga anglishtja “emotional + icon”, d.m.th “ikona që shprehin emocion”, në një chat informal mbartin rëndësinë e vet:

Pasi e dimë mirë kur në një komunikim mungon zëri se ç’do të thotë kjo mangësi apo se sa rëndësi ka intonimi i zërit në një dialog.

 

➡Për lojë:

Versioni elektronik është i vonshëm, sigurisht.

Sipas disave, i pari në absolut që pati përdorur emoticon pati qenë Kevin MacKenzie më 12 prill 1979:

Në një komunikim të dërguar në një buletin elektronik, ai pati propozuar që të shtonin disa elementë, të cilët të përfaqësonin emocionin e kujt shkruan, për të lehtësuar disi përmbajtjen teknike të disa teksteve.

P.sh, një vizë, para së cilës vendosej një kllapë e mbyllur ” )– ” përfaqësonte një përqeshje për shaka, si këto.

03

➡ E ke seriozisht apo jo…?

Deri më 1982-shin nuk pati ndonjë përhapje të madhe të emoticon-eve.

Atëherë, Scott Fahlman, një hulumtues informatik i “Carnegie Mellon University” (Pittsburgh, Usa) stabilizoi një kod të ri për mesazhet e veta humoristike, në mënyrë që këto të mos keqinterpretoheshin.

 

Ndaj, Fahlman vendosi që të përdoreshin 2 simbole të thjeshta:

Njëri  1 për të nënkuptuar se “po bëj shaka) dhe tjetri  2 për të treguar se pohimi ishte serioz.

Në këtë mënyrë, që Fahlman të konsiderohet si “Babai i Emoticon-eve”, mjaftoi që në 2002-shin, Mike Jones, i Microsoft-it, të publikonte hulumtimin e tij, që kishte zgjatur 6 muaj, i quajtur si “arkeologjia e kompjuterit”, me miliona mesazhe të shkëmbyer në hapësirat digjitale e me këto eksperimentime të simboleve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top