FB

October 12, 2021 | 9:55

Kush janë më të zgjuar, qentë apo macet? Ja çfarë thotë shkenca…

Debati se cila kafshë është më e zgjuar midis qenit dhe maces nuk do të kalojë kurrë. Duke folur me pronarët, në fakt, nuk është e pazakontë të dëgjosh krijesën e dikujt të vlerësohet si “super-inteligjente”, madje kjo temë diskutimi është shumë “në modë” midis shkencëtarëve, të cilët kanë studiuar prej vitesh inteligjencën e këtyre kafshëve.

Kush është më i zgjuar qeni apo macja? Përgjigja – si gjithmonë në këto raste – nuk është e thjeshtë. “Studiuesit që studiojnë njohjen e qenve nuk studiojnë inteligjencën e tyre; ne shikojmë aspekte të ndryshme të njohjes së tyre”, thotë Alexandra Horowitz, një studiuese e specializuar në njohjen e qenve në Kolegjin Barnard në Nju Jork.

Ekspertja e gjen “të pakuptimtë” të krahasojë inteligjencën e një qeni dhe një maceje. “Në formën e saj më të thjeshtë, macet janë të zgjuara në gjërat që macet duhet të bëjnë dhe qentë në gjërat e qenve”, tha ajo. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë kuptim të flasim për inteligjencën relative të specieve”. Brian Hare, një profesor i antropologjisë evolucionare në Universitetin Duke, gjithashtu pajtohet me këto deklarata.

“Të pyesësh nëse një qen është më i zgjuar se një mace është si të pyesësh nëse një çekiç është një mjet më i mirë se një kaçavidë”, vazhdon Hare. Kjo nuk do të thotë se studiuesit e sjelljes së kafshëve nuk janë përpjekur të matin inteligjencën e maceve dhe qenve dhe në ato studime të rralla mbi këtë çështje, të cilat krahasojnë drejtpërdrejt macet dhe qentë, studiuesit nuk gjetën ndonjë ndryshim domethënës midis aftësive të tyre…megjithëse “maceve u mungonin disa përbërës që u tërheqin vëmendjen në krahasim me qentë”.

Macet, në krahasim me qentë, mund të duken shumë të largëta, por sipas studimeve të shumta ato mund të bëjnë dallimin midis emrave të tyre dhe fjalëve të ngjashme, preferojnë ndërveprimet njerëzore ndaj ushqimit dhe kur një person i kushton vëmendje një mace, ajo përgjigjet duke kaluar më shumë kohë me atë person, kjo sipas një studimi të vitit 2019.

Prandaj, nuk ka përgjigje përfundimtare në pyetjen “inteligjenca midis qenit dhe maceve”, këto krahasime thjesht nuk duket se kanë kuptim.

 

Burimi / https://tech.everyeye.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top