Të gjithë kemi miq, disa i kemi gjatë gjithë jetës, ndërsa të tjerët na shoqërojnë vetëm për një kohë të shkurtër. Miqësia është një burim i jashtëzakonshëm; me miqtë mund të shprehemi lirshëm, shkëmbejmë ide, emocione, përshtypje dhe krahasimi na bën të rritemi. Në momentet e vështira, një mik është një litar shpëtimi! Dhe e gjithë kjo është një gjë e mirë.
A është gjithmonë gjithçka perfekte me miqtë?
Si të gjitha gjërat, ndonjëherë diçka tjetër fshihet pas një sjelljeje dhe miqësia nuk bën përjashtim. Mund të ndodh edhe që marrëdhënia me miqtë të bëhet shkak për bezdi. Ndodh kur marrëdhënia shkon në rrugën e gabuar. Për shembull, kur kemi të bëjmë me njerëz me të cilët jemi të lidhur, por që përfitojnë nga kjo lidhje për të shprehur tek ne problemet e tyre, zhgënjimet, kur përfitojnë nga mirësia jonë.
Miqtë nga të cilët duhet qëndruar larg
Aristoli tha: “Vendosni shpejt të bëheni miq, por miqësia është një frut që piqet ngadalë”. Miqësia e vërtetë nuk merret kurrë si e mirëqenë; është gjithmonë e këshillueshme që të gjejmë një moment për të analizuar nëse, me të vërtetë, jemi të rrethuar nga miq të vërtetë apo jo. Duhet të pranojmë faktin se ka shumë njerëz nga të cilët është më mirë të qëndrojmë larg nëse duam të kemi një jetë më të mirë.
Nëse nga njëra anë ka miq të cilëve mund t’u besosh gjithçka (madje edhe gjërat më private) dhe të kërkosh ndihmë apo edhe mbështetje morale, nga ana tjetër nuk ka armiq, por akoma më keq: miq fals, ata që thonë se janë njerëz të ndershëm dhe të besueshëm, por që me kalimin e kohës vërtetojnë krejt të kundërtën. Shikoni me kujdes! Ju nuk mund të konsideroni një mik të vërtetë dikë që:
- Ju merr parasysh vetëm kur nuk ka njeri tjetër në dispozicion
- Ju bën ta detyroni veten të bëni gjëra që nuk i dëshironi;
- Të afrohet vetëm kur duhet të pyesë për diçka;
- Ai ju sheh si një formë argëtimi, në kurrizin tuaj.
Duajeni fqinjin tuaj… me kujdes. Sepse disa njerëz mund t’i shtojnë vlerë jetës sonë por edhe ta helmojnë atë dhe është më mirë të dimë t’i njohim.
Më poshtë jepen disa kategori njerëzish që mund të minojnë qetësinë tuaj nëse nuk i largoni në kohë.
Kritikët negativë
Është normale të marrësh herë pas here kritika nga një mik, pavarësisht nëse janë negative apo pozitive. Por çdo gjë ka një kufi! Kur e tepron me kritikat, nuk mund ta konsideroni më një mik të vërtetë. Prandaj, nëse ai ka gjithmonë një arsye për të kritikuar atë që bëni, atë që thoni ose mënyrën se si veproni, duhet të largoheni menjëherë!
Pse duhet t’i largoni ata?
Është mirë të dihet se kur dikush nuk është i kënaqur me jetën e tij, nuk është i kënaqur me atë që bën ose ndjen se ka dështuar, ata priren, në mënyrë të pandërgjegjshme, të futin të tjerët në të njëjtën varkë. Ata janë njerëz që ju pengojnë të rriteni dhe të arrini qëllimet tuaja, njerëz që minojnë vetëvlerësimin e tyre dhe të atyre që i rrethojnë. Fatkeqësisht, njerëzit që janë të prirur ndaj kritikave priren të jenë shumë mizorë dhe nuk u intereson nëse do të lëndojnë apo jo të tjerët.
Manipuluesit
Manipuluesi është gjithashtu një person prej të cilit duhet të qëndrosh larg; ai kurrë nuk mund të bëhet një mik i vërtetë. Manipuluesi është shumë i aftë për t’ju bërë të bëni atë që ai dëshiron… dhe ai përdor të gjitha mashtrimet e imagjinueshme për ta bërë atë. Është i poshtër, nuk i bën të qarta qëllimet e tij. Thjesht, ai është i aftë të manipulojë emocionet tuaja për t’ju bërë të ndiheni fajtor ose përgjegjës për diçka të pakëndshme. Gjen terren pjellor te njerëzit empatikë, të sjellshëm dhe të ndjeshëm, sepse ai i sheh ata si njerëzit më të dobët.
Pse duhet t’i largoni ata?
Manipuluesi gjithmonë do t’ju pengojë të arrini qëllimet tuaja sepse ai do t’ju mbajë të zënë duke arritur të tijat. Për këtë arsye ju duhet të largoheni prej tij sa më shpejt që të jetë e mundur ose të paktën të distancoheni tuaj prej tij.
Gënjeshtarët
Ne të gjithë gënjejmë, askush nuk është i imunizuar ndaj saj, por kur personi që ju e konsideroni mikun tuaj gënjen shpesh, ai padyshim nuk ju respekton. Të gjithë kemi thënë gënjeshtra në jetën tonë, por gënjeshtarët patologjikë, pra ata njerëz që krijojnë një botë gënjeshtrash, janë njerëz që më së miri duhen shmangen.
Pse duhet t’i largoni ata?
Gënjeshtari tenton të ketë probleme në identifikimin e sasisë dhe peshës së gënjeshtrave të tij; herët a vonë ai do t’ju lëndojë dhe do ta bëjë këtë duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për atë që po bën. Ju nuk jeni të rëndësishëm për të dhe ai nuk ka ndjeshmëri ndaj jush, sepse ai është shumë i fokusuar në mbajtjen e vetëvlerësimit të lartë. Dhe ndërsa është kaq e lehtë për gënjeshtarin të shtrembërojë realitetin, nuk është e çuditshme të mendosh se ai mund t’ju përfshijë në gënjeshtrat e tij dhe t’ju shkaktojë probleme.
Pesimistët
Është mirë të qëndroni larg pesimistit sepse ai do të tregohet një vampir energjie dhe do t’jua marrë atë! Pesimisti e sheh botën të lyer me gri, mendon se ata që e rrethojnë po komplotojnë kundër tij. Pesimisti u jep më shumë peshë emocioneve të tij negative dhe beson se edhe problemet e vogla të përditshmërisë janë të pakapërcyeshme.
Pse duhet t’i largoni ata?
Pesimisti do të ketë gjithmonë një mendim për të shprehur që do t’ju shtyjë të merrni parasysh skenarin më të keq. Më e keqja është se miqtë pesimistë janë ata që shkaktojnë situatat më të këqija. Pesimistit nuk i interesojnë mijëra zgjidhjet e mundshme, sepse për të do të ketë gjithmonë probleme.
Njerëzit e rremë
Shoku i poshtër mund të dalë vërtet mizor; gjen gjithmonë një justifikim për të mos pasur nevojë të japësh asgjë. Nuk po flas vetëm për burime materiale apo ekonomike. Ai thjesht nuk ka ndërmend të ndihmojë të tjerët. Këta janë njerëz që shpesh nuk kërkojnë miq, por subjekte. Ndoshta nga një ndjenjë e pasigurisë së thellë, ata gjithmonë ndjejnë nevojën për të shkëlqyer dhe për t’iu imponuar të tjerëve. Për t’u ndjerë mirë duhet të ndihen më mirë se të tjerët dhe mbi të gjitha duhet të jenë “liderët” e grupit.
Pse duhet t’i largoni ata?
Shoku i poshtër është më i keq se shoku egoist, sepse ai vepron pas shpine. Me shumë mundësi ai do të flasë keq për të tjerët në praninë tuaj, por do të flasë keq për ju me të tjerët, në mungesën tuaj. Ai është shoku tipik që i pëlqen të dalë me ju, ndoshta për lehtësinë e tij! Ndoshta ju jeni Plani B dhe nëse ata gjejnë gjëra më të mira për të bërë, heqin dorë nga shoqëria juaj për “diçka më të mirë”. Nëse është kështu, është mirë që marrëdhëniet të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur.
Burimi / https://psicoadvisor.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.