Përdorni përgjigjet tuaja për të kuptuar dhe marrë vendimet në lidhje me qëllimet që ju vendosni për veten tuaj, çfarë do të donit të bënit në të ardhmen, dhe çfarë lëvizjesh duhet të planifikoni për të bërë më tej.
Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike
Pasi të jeni përgjigjur të gjitha pyetjeve, do njihni më mirë veten tuaj me pikat e forta dhe të dobëta që i ka gjithkush, por më e rëndësishmja është të kuptoni nivelin e individualizimit tuaj në termat e integrimit të plotë të tij me qëllimin për t’u ndjerë sa më mirë me veten. Reflektimi e ndërhyrjet për të riformuluar e ndryshuar disa përgjigje të dobëta tuajat, duke patur parasysh që objektivat tuaja të jenë sa më konkrete dhe të arritshme nxisin lëvizjen efikase përpara të vetes duke mundësuar realizimin e potencialeve tuaja në gjithshka bëni apo dëshironi të bëni. Si bëhet kjo? Në disa raste, ushtrime të tilla diskutohen me psikologun. Por kur nuk kemi kohë e financa për të tilla gjëra, mund t’i bëni dhe vet apo dhe duke diskutuar me një mik/mikeshë, një famijar apo partnerin tuaj.
Mbaro fjalinë: Unë bëj më të mirën time kur… Unë luftoj kur… Jam rehat kur… Ndiej stres kur… Jam kurajoz kur… Një nga gjërat më të rëndësishme që kam mësuar ka qënë… Kam humbur një mundësi të shkëlqyer kur… Një nga kujtimet e mia të preferuara është… Vendimet e mia më të vështira përfshijnë… Të jem vetvetja është e vështirë sepse… Unë mund të jem vetvetja kur… Do të doja të isha më shumë… Do të doja të mundja… Do të doja ta bëja rregullisht… Do të doja të kisha… Do të doja të dija… Do të doja të ndihesha… Do të doja të shihja… Do të doja të mendoja… Jeta duhet të jetë rreth… Jetën time dua ta bëj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.