Në fokus

February 20, 2019 | 8:50

Kush na do me të vërtetë, do të na ofrojë qetësi dhe siguri, dhe kurrë nuk do të na mashtrojë

Kush na do, e di se si jemi dhe nuk përpiqet të na ndryshojë, sepse na pranon me virtytet dhe gabimet tona, dhe na mbështet në çdo angazhim tonin. Kush na do, na bën të qeshim, na jep lumturi dhe na ofron siguri aty ku qëndrojnë frikërat, shqetësimet dhe dhimbjet tona.

Dimë se nuk është gjithmonë e lehtë të gjejmë një person emocionalisht të pjekur, dikush që të na japë atë siguri autentike në të cilën nuk ka vend për mashtrime apo gjysmë të vërteta.

Megjithatë, duhet të kemi një gjë të qartë që nga fillimi: duhet të ofrojmë të njëjtat gjëra që kërkojmë nga të tjerët dhe, në të njëjtën kohë, të jemi të bindur për atë që meritojmë. Marrëdhëniet afektive janë komplekse, pa dyshim.

2

Është i nevojshëm një investim i madh personal, dëshira për rritje dhe aftësia për t’i ofruar dinjitet dhe lumturi të dashurit, dhe në të njëjtën kohë kujdesemi edhe për veten. Marrëdhëniet e karakterizuara nga lumturia janë gjithashtu ato që na bëjnë të ndihemi të qetë. Një dimension magjik dhe i jashtëzakonshëm që na ofron një mirëqenie të madhe dhe shumë kënaqësi.

Ja një reflektim interesant mbi këtë temë.

Kush na do me të vërtetë di të na dëgjojnë

Ndjenja dhe dëgjimi nuk janë të njëjta gjë, të gjithë e dimë këtë. Në dashuri, në një mënyrë të veçantë, duhet të dëgjojmë dhe të kuptohemi. Kemi nevojë për atë intimitet në të cilin të ndiejmë se ajo që ne mendojmë dhe shprehim, kuptohet.

Është mirë të mbani mend se në çdo lloj marrëdhënieje nuk është e detyrueshme të pajtoheni për çdo gjë. Ajo që është e nevojshme, është që të kuptohet dhe të arrihet një marrëveshje. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është të dimë të komunikojmë dhe të përcjellim me fjalë lëmshin e emocioneve tona.

Është e zakonshme, për shembull, të mos flasësh kur je i zemëruar apo nëse diçka na ka bezdisur, duke pritur që të tjerët të “vijnë tek vetë te ne ose të shohin magjinë e asaj që nuk shkon”. Ne duhet të mësojmë të themi se çfarë na shqetëson apo bezdis kur nuk është tepër vonë.

Kush na do me të vërtetë, do të na japë besim, jo pasiguri

Të gjithë meritojmë një dashuri të plotë, jo një marrëdhënie përgjysmë dhe me klauzola si “sot të dua, nesër të shohim dhe pasnesër duhet ta bësh këtë nëse do që të të shfaqë dashurinë”. Askush nuk e meriton një dashuri të bazuar në paqartësi, kërcënime apo frikë ku, në rastin më të vogël, personi tjetër na braktis. Asnjë lidhje e fortë dhe e matur nuk bazohet në baza të paqëndrueshme. Dashuria e matur qëndron te qetësia, atje ku nuk ka asgjë për t’u frikësuar, ku nuk ka frikë apo dyshime për të ardhmen, që na çon në pyetjen nëse nesër do të jemi të dashuruar apo jo nga partneri ynë.

Kush na do me të vërtetë, na mbështet

Shpesh flasim për nevojën për të qenë në gjendje të gjurmojmë fatin tonë, të kemi vetë-dashuri dhe siguri personale, e cila na lejon të ecim në rrugën tonë dhe t’i marrim vendimet personale pa marrë parasysh ato të të tjerëve.

E pra, kur jemi në një marrëdhënie në çift, marrim një angazhim të vendosur, në të cilin investojmë çdo ditë në atë që besojmë. Në çdo marrëdhënie emocionale, duhet të ndjehemi të mbështetur. Jemi shumë të interesuar në atë që mendon partneri ynë dhe për këtë arsye çdo kritikë apo mospërfillje ndaj qëllimeve, dëshirave ose hobive tona zakonisht jeton në një mënyrë shumë të dhimbshme.

Duhet të marrim parasysh se të duash dikë, nënkupton të dish ta respektosh dhe mbështetësh në projektet e tij personale. Kjo është një mënyrë për të pasuruar marrëdhënien,  duke i dhënë krahë rritjes personale të çiftit.

1

Kush na do me të vërtetë nuk na tradhton

Kush ju mashtron, ju tradhton apo ju dedikon gjithmonë gënjeshtra, është duke ju ofruar një dashuri të dobët dhe me skadencë. Ju nuk e meritoni, nuk ju nevojitet dhe nuk ju jep dinjitetin si person. Një gjë që duhet të kujtojmë është se personi që është në gjendje të gënjejë me dikë me të cilin ai ose ajo është në dashuri, veçanërisht nuk do veten e vet. Në të vërtetë, ai/ajo që do, ruhet si një objekt i çmuar, si një thesar delikat për të cilin duhet kushtuar vëmendje. Nëse ju keni falur një gënjeshtër dhe një gënjeshtar, jini të kujdesshëm dhe zbuloni nëse gënjeshtra të tilla janë një konstante.

Është e rëndësishme të mos mësoheni të falni për gjithçka, përndryshe personi tjetër do të ndihet i drejtë dhe do të na dëmtojë. Kjo ndodh për shkak se ne nuk dimë se si të vendosim një kufi të qartë dhe të pakalueshëm.

Kush na do me të vërtetë do ta bëjë për mënyrën si jemi, nuk do të na detyrojë të ndryshojmë

Kush na do me të vërtetë do të na adhurojë në të gjitha aspektet tona, në çdo veçori, defekt, formë ose virtyt. Kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë parim të thjeshtë, sepse ashtu siç askush nuk ka të drejtë të kërkojë gjëra që shkojnë kundër identitetit ose vlerave tona, as nuk do të duhet të kërkoni që tjetri të jetë ai që nuk është.

Duam dhe kërkojmë që të na duan në mënyrë autentike për atë që jemi, për atë që na përkufizon dhe për atë që kemi. Nuk duhet të shfaqemi ndryshe vetëm për të kënaqur dikë. Në këtë mënyrë, vetëm do të humbasim vetëvlerësimin tonë.

Mbajini mend gjithmonë këto parime në marrëdhëniet tuaja personale, sepse ato do t’ju ndihmojnë shumë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: aprilamente.info

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top