Nëse ju do, nuk ta bën të ditur duke u zhdukur. Nuk të bën të ndihesh në gabim. Nuk të gjykon gjithmonë ose kërkon të të ndryshojë. Kush të do nuk të tradhton. Madje nuk sheh as të tjerët. Nuk e ndjen nevojën.
Kush të do nuk të kushtëzon dhe të bën të mohosh veten për ta kënaqur ose për të plotësuar ndonjë nga dëshirat e tij. Por do t’ju sigurojë. Të përkëdhel. Dëshiron të të shohë duke buzëqeshur.
Nëse të do, vjen t’ju takojë i pari, bën më shumë se një hap drejt jush dhe nuk pret që vetëm ti ta bësh drejt tij.
Kush të do nuk përpiqet t’ju manipulojë. Nuk ju mashtron. Nuk sillet në fillim si një princ simpatik plot trëndafila, premtime dhe fjalë të mëdha, për t’u kthyer papritmas në një përbindësh, i ftohtë dhe pa ndjeshmëri.
Kush të do kujdeset për lumturinë tënde. Jep botën e tij kur e juaja shembet. Nëse ju do, nuk e tregon atë duke ju poshtëruar.
Nëse ju do, nuk e shfaq atë duke ju injoruar …
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Web
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.