Cilat janë tiparet e personalitetit që mund ta çojnë dikë drejt tradhtisë? Çfarë roli luajnë përvojat e mëparshme të dashurisë?
Çdo marrëdhënie është unike, megjithatë studiuesit nga Universiteti i Queensland kanë studiuar arsyet përse njerëzit tradhtojnë dhe faktorët specifikë që tregojnë se dikush ka më shumë gjasa të tradhtojë partnerin/en.
Më shumë gjasa për të tradhtuar në një marrëdhënie kanë ata që kanë pasur më shumë partnerë ose ata, sjellja e të cilëve karakterizohet nga impulsiviteti.
Për të kuptuar faktorët që e çojnë një person drejt tradhtisë , studiuesit morën në shqyrtim rastet e 123 personave heteroseksualë midis moshës 17 dhe 25 vjeç, të cilët të gjithë ishin në një lidhje.
Ata zbuluan se njerëzit impulsivë mund të tradhtojnë më lehtë sepse nuk e mendojnë për atë që do të bëjnë. Përkundrazi, ndjekin dëshirat instinktive.
Gjithashtu, personat që kanë pasur më shumë lidhje në të kaluarën kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, duke kërkuar partnerë të tjerë, pasi sipas ekspertëve ata kanë zhvilluar aftësi të caktuara për këtë.
“Pjesëmarrësit që kishin kryer marrëdhënies seksuale me më shumë partnerë, sesa pjesa tjetër, treguan një prirje më të fortë ndaj tradhtisë”, shpjeguan autorët e studimit.
Gjithashtu disa nga shkaqet që çojnë në tradhti janë ndjenja e shkëputjes emocionale nga partneri/ja dhe të mos mungesa e kënaqësisë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Hulumtimi arriti në një përfundim tjetër, më optimist: Nëse partneri juaj ju tradhton, diçka e mirë mund të dalë prej saj. Sipas studimeve të mëparshme mbi efektet e një ndarjeje, gratë që ishin tradhtuar nga partnerët e tyre u maturuan nga përvoja dhe mësuan të zgjidhnin partnerë më të mirë në të ardhmen
/PANORAMA.AL
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.