Shpesh flasim për vëllezërit si miqtë e parë të fëmijërisë sonë dhe kështu, ndonjëherë harrojmë, pjesërisht dhe padrejtësisht, vlerën që kushërinjtë tanë kanë në lojërat e para të tyre, në shkëmbimet e dhe në simpatitë e tyre të para.
Themi se miqësia mes kushërinjve është një miqësi e veçantë brenda të njëjtës pemë familjare, kjo do të thotë se edhe pse ata nuk janë pjesë e jetës sonë të përditshme, ata marrin një vend të privilegjuar në mendimet tona dhe janë të gdhendur përgjithmonë në retinën e kujtesës sonë.
Janë lidhje thelbësore në jetën tonë dhe, nëse marrëdhënia është e mirë, mund të bëhen shtylla magnetike që krijojnë buzëqeshje të bukura në fytyrat tona. Kush ka pasur kënaqësinë të rritet me kushërinjtë, e dinë se çfarë do të thotë afërsia e dëshiruar, netët e lojërave, tregimet për të lexuar, bisedat me orë gjatë natës, diskutime gati të sforcuara dhe paqe.
Me kushërinjtë tanë mësojmë të lidhemi përtej kufijve të shtëpisë sonë, përtej normave të përditshme, madje edhe nga e vërteta të zhytemi në një botë ëndrrash që na ka bërë të fluturojmë e të fluturojmë në vende të mbushura me fantazi dhe argëtim.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.