Mirëqenie

August 18, 2018 | 9:17

Ky është çaji që duhet të konsumoni sipas grupit të gjakut

Çaji është një nga pijet më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe më e këshilluara nga mjekësia popullore dhe jo vetëm. Por keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menyja e barit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi?

Në të vërtetë sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përzgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë. Ja si duhet të jetë çaji juaj:

  1. Grupi i gjakut A

Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta janë të bazuara në xhenxhefil, xhensen, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen. Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhensengut dhe xhenxhefilit.

  1. Grupi i gjakut 0

Personat që i përkasin grupit të gjakut 0 janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm. Çajrat më të mirë për ta janë: çaj jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit.

  1. Grupi i gjakut B

Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuar, si rrjedhojë rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt. Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve. Ata duhet të pinë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

  1. Grupi i gjakut AB

Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe nenexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top