Dëshmi

August 18, 2018 | 9:11

“23 vite martesë nuk jemi grindur asnjëherë”, Maria De Filippi rrëfen për herë të parë për jetën e saj private

Mbretëresha absolute e ekranit të vogël italian, të cilën publiku e kujton gjithmonë përmes programeve të suksesshme në të cilat ajo ka qenë protagoniste për vite me radhë, një ndër ta është edhe spektakli i talenteve ‘Amici’, i cili vazhdon të jetë ende shumë popullor për publikun. Maria De Filippi ka vendosur të ndajë me fansat e saj sekretet e pathëna më parë për jetën e saj private në një intervistë për revistën DiPiù, në të cilën ajo nuk ka fshehur pothuajse asgjë.

Në fakt, De Filippi foli për punën, karrierën, djalin Gabriele dhe bashkëshortin e saj Maurizio Costanzo. “Unë mendoj se ndihmova të sillja ekuilibrin dhe qetësinë në jetën e Maurizio, ashtu si ai solli ekuilibrin dhe qetësinë tek mua dhe e takova atë në kohën dhe momentin e duhur “.

Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh në gjendje të jetosh plotësisht kur je kaq e zënë me punë: “Kur një njeri ka një karrierë kaq të rëndësishme, puna e largon atë nga familja e tij”. Pra, De Filippi kujton: “Kur e takova, ai ishte dikush që nuk bënte pushime, nuk kishte festa, Krishtlindje: kishte vetëm punë, pranova të respektoja dëshirën e tij për të punuar. Në fakt, fillova të punoja sepse ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar me të”.

Sidoqoftë, Maria nuk u dorëzua plotësisht: “Gjatë viteve arrita t’i mësoja që edhe ai mund të bënte pushime: hera e parë në det, pas nuk e di se sa vitesh, ishte me mua”. Gjithashtu ajo zbulon se: në kaq shumë vite bashkë, 23 vite martesë, ne kurrë nuk kemi pasur një zënkë serioze”.

De Filippi shtoi: “Shpesh zemërohem me të, por gjithmonë për të njëjtat gjëra: sepse ha shumë, nuk dëshiron të ndjekë dietën, sepse unë i them atij të ecë për shëndetin e tij dhe ai ecën më pak për të më bezdisur. Më pëlqen fakti që ka qenë gjithmonë dhe kurdoherë kur kam patur nevojë, fakti që unë mund të mbështetem tek ai. Më 28 gusht do të bëjë 80 vjeç, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë festë”.

 

Përgatiti: Brikela Daci

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top