FB

March 30, 2024 | 7:07

Ky është ‘çelësi’ i të qenit një njeri i mirë

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar çelësin për të qenë njëri më i mirë.

1

Të treguarit “përulësi intelektuale”, të pranosh se mund të jesh gabim për diçka tek e cila beson, është një cilësi që tregon sesa të mirë janë njerëzit për të bërë zgjedhje dhe për të kuptuar veten e të tjerët.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, i realizuar nga Universiteti Duke. Ky tipar i personalitetit, sipas ekspertëve është shumë pak i studiuar, por ai është tregues për mënyrën sesi njerëzit marrin vendime në politikë, shëndetësi dhe fusha të tjera.

Sipas ekspertëve, kjo cilësi është e shpërndarë në mënyrë të barabartë si tek liberalët ashtu dhe te konservatorët, tek besimtarët e jo besimtarët dhe ndikon në mënyrën sesi njerëzit marrin vendime.

Autorët përcaktojnë përulësinë intelektuale si e kundërta e arrogancës dhe mendjemadhësisë. Hulumtuesit shpresojnë se ata mund të punojnë për të inkurajuar dhe mësuar përulësinë intelektuale, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e njerëzve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top