FB

July 26, 2025 | 10:30

Ky frut mund të përmirësojë gjumin dhe shëndetin e zemrës

 

Po sikur të hani çdo ditë vetëm një frut që mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të forconi zemrën? Një studim i ri nga SHBA thotë se kjo është e mundur.

avokado

Gjumi nuk është luks, është një shtyllë thelbësore e shëndetit. Shoqata Amerikane e Zemrës e përfshin atë në “tetëshen thelbësore” bashkë me ushqimin, aktivitetin fizik dhe kontrollin e tensionit të gjakut. Nëse e anashkaloni gjumin, rritet rreziku për sëmundje të zemrës, tension të lartë dhe diabet të tipit 2.

Gati një në tre amerikanë ka vështirësi me gjumin, por pak prej tyre kuptojnë që ushqimi luan rol. Disa lëndë ushqyese kanë funksion të dyfishtë: ndihmojnë gjumin dhe mbrojnë arteriet.

Triptofani ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës për një gjumë më të thellë.

Folatina (B9) dhe magnezi relaksojnë muskujt, ulin stresin dhe sinkronizojnë orën biologjike.

Fibra e tretshme mban të qëndrueshëm nivelin e sheqerit gjatë natës që të mos zgjoheni papritur.

Yndyrnat e pangopura ushqejnë arteriet për një qarkullim më të mirë të gjakut.

 

Eksperimenti me Avokado

Studiuesit në Universitetin Penn State testuan 969 të rritur me perimetër të lartë të belit. Për gjashtë muaj, gjysma hëngrën një avokado në ditë; pjesa tjetër më pak se dy në muaj. Grupi që konsumoi avokado fjeti më gjatë, u ndje më i pushuar dhe pati një rënie të lehtë të kolesterolit “të keq” LDL.

 

Pse funksionon Avokado?

“Avokadot përmbajnë lëndë ushqyese që përmirësojnë si gjumin, ashtu edhe shëndetin e zemrës,” thotë Dr. Kristina Petersen, autorja kryesore e studimit. Nuk janë një zgjidhje magjike,por kombinimi unik i aminoacideve, vitaminave, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme ka ndikim real.

Zëvendësoni më shpesh ushqimet e zakonshme me avokado, mbi bukë, në sallata apo të përzier në smoothie. Mund të jetë mënyra më e lehtë për të përmirësuar gjumin dhe për të forcuar zemrën. Provoni, dhe lejoni që tryeza juaj të bëhet arma sekrete për ditë dhe net më të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top