Marrëdhënie

January 28, 2017 | 11:27

Ky hormon mund të ndihmojë në trajtimin e infertilitetit

Hormoni Kispeptin mund të rrisë aktivitetin në rajonet e trurit, dhe mund të çojë në “zgjim seksual”. Shkencëtarët e Imperial College në Londër, po shqyrtojnë nëse hormoni kispeptin mund të luajë një rol në trajtimin e disa çrregullimeve psikoseksuale.

1

Problemet seksuale që janë me origjinë psikologjike, zakonisht ndodhin tek pacientët me infertilitet.Kispeptin është një hormon natyral, që stimulon lirimin e hormoneve të tjera riprodhuese brenda trupit. Studiuesit zbuluan se pas injektimit të hormonit kispeptin, pjesëmarrësit në studim kishin aktivitet të zgjeruar në strukturat e trurit, që shoqërohej me zgjimi seksual dhe romancë.

Ekipi beson se kispeptin rrit qarqet e sjelljes që lidhen me seksin dhe dashurinë. Ato janë veçanërisht të interesuar nëse ky hormon mund të ndihmojë njerëzit me çrregullime psikoseksuale dhe probleme infertiliteti.

Profesor Waljit Dhillo, autori kryesor i hulumtimit nga Departamenti i Mjekësisë në Imperial College në Londër, tha: “Shumica e metodave të hulumtimit dhe trajtimit të infertilitetit deri tani janë fokusuar në faktorët biologjikë, që e bëjnë të vështirë riprodhimin tek një çift. Këto natyrisht luan një rol të rëndësishëm në riprodhimin, por roli i trurit dhe emocioneve në këtë proces është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Hulumtimi është në një fazë të hershme, ekipi i studiuesve tani duhet të analizojë efektet e kispeptin në një grup më të madh, duke përfshirë femrat dhe meshkujt.

Profesor Dhillo shtoi: “Gjetjet tona fillestare janë emocionuese, pasi tregojnë se kispeptin luan një rol në stimulimin e disa  emocioneve që çojnë në seks dhe riprodhim Në fund të fundit, ne jemi të etur të shohim nëse kispeptin mund të jetë një trajtim efektiv, për çrregullime psikoseksuale, dhe potencialisht të ndihmojë çiftet e panumërta, që dëshirojnë fëmijë”.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top