Lifestyle

June 12, 2018 | 13:36

Lady Gaga për shëndetin e saj mendor: Sekretet përkeqësojnë sëmundjen

Ndërkohë që njerëzit kanë frikë që të flasin për shëndetin e tyre mendor, këngëtarja ka vendosur të shprehet dhe i kërkon të gjithëve të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm.

Këngëtarja u shpreh rreth kësaj teme teksa prezantonte çmimin e Global Changemakers Award (Çmimi Global i Krijuesve të Ndryshimit) në një event bamirësie.

“Nuk mund ta mbaj dot më brenda,” shprehet Gaga, “kam disa vite qe vuaj nga depresioni dhe ideologji që lidhen me vetëvrasjen. Në fillim mendoja se isha një njeri i keq dhe e vetme, por sinqeriteti më ndihmoi të gjeja ngushëllim dhe ndihmë tek familja dhe miqtë e mi.”

Në fund të fjalimit të saj, këngëtarja i kërkon audiencës të jenë te sjellshëm me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë.

Lady Gaga falënderon gjithashtu nënën e saj për kujdesin e pandalshëm dhe vendosmërinë për ta ndihmuar 32-vjeçaren në ditët e saj më të errëta.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top