Viti i ri shkollor nuk do të nisë në datën 13 shtator, por në datën 27 shtator. Vendimin e njoftoi sot ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se kjo shtyrje është reflektuar edhe tek mbyllja e vitit shkollor.
Gjatë kësaj periudhe shkollat do të jenë të hapura, për të zhvilluar mësim plotësues, por nxënësit nuk janë të detyruar t’i ndjekin këto orë mësimi.
vijon…
VENDIMI I MINISTRISË
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2021-2022
Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.